Roma 1-0 Fiorentina

Sport

GOLAT/ Ndalet Juventusi, Hysaj protagonist! Roma dhe Lazio garë për zonën Champions League! Atalanta 'poker' Monzës

4 Maj, 15:59| Përditesimi: 4 Maj, 23:47

  • Share

Serie A e futbollit në Itali zhvilloi të dielën e 4 majit katër duele që vendosën shumë për objektivat e klubeve. Gjithçka nisi në orën 12:30 me fitoren 0-1 të Lazios në fushën e Empolit. Sukses edhe për Atalantën dhe Romën, teksa Juventusi u ndal 1-1 në Bologna. Gara për vendin e katërt që të dërgon në Champions League synohet nga katër klube, me tre prej tyre që kanë nga 63 pikë.

Në "Dall'Ara" sfida mes Bolognas dhe Juventusit është mbyllur 1-1. Me këtë rezultat bardhezinjtë e shohin veten në vendin e katërt, por kanë presionin e Romës, Lazios dhe Bolognas të cilat janë në garë për një vend në Champions League. Ndeshja nisi për për Juventusin, pasi bardhezinjtë gjetën golin pas vetëm 9 minutave lojë me Kephren Thuram. Megjithatë Bologna barazoi me Freuler në pjesën e dytë duke e bërë fundin e sezonit më interesant për një vend në Champions League.

Në "Olimpico" Roma fitoi 1-0 kundër Fiorentinës në një ndeshje të luftuar në fushë. 19 ndeshjet pa humbje e kanë bërë Romën që të marrë momentalisht vendin e pestë në Serie A dhe të jetë pranë zonës Champions League. Duhej shtesa e pestë e pjesës së parë që Dovbyk të shënonte golin e vetëm të ndeshjes pas asistit të Shomurodov. Roma me 63 pikë mban vendin e pestë, teksa Fiore me 59 pikë ndodhet në pozitën e tetë.

Në stadiumin "Carlo Castellani" vendasit e Empolit humbën 0-1 nga Lazio dhe e shohin veten me "një këmbë" në Serie B. Sfida nisi mirë për miqtë nga kryeqyteti dhe goli i vetëm i sfidës "u gatua" nga Elseid Hysaj. Vetëm pak sekonda i mjaftuan mbrojtësit të Kombëtares që të jepte një pasim të ëmbël për Dia, me këtë të fundit që përfitoi nga vendosja jo e mirë e Vitit, bëri një stopim që e nxori në pozicion goditës dhe e ndali sferën pas krahëve të Vazques.

Goli i dha qetësinë Lazios që u mbrojt mirë, por pësoi në minutën e 52-të me Viti, gol i cili u anulua nga VAR për pozicion jashtë loje. Sa i takon Hysajt, mbrojtësi kuqezi ka qenë "engjëll dhe djall" në këtë përballje, kjo pasi në minutat 66 dhe 76 u ndëshkua me dy kartona të verdhë dhe për rrjedhojë doli nga fusha me karton të kuq. Hysaj fitoi derbin me Ismajlin, me këtë të fundit që është rikthyer të aktivizohet nga minuta e parë pas një dëmtimi.

Në "Brianteo" vendasit e Monzës u mposhtën 0-4 nga Atalanta. Tanimë të rrëzuar zyrtarisht në Serie B, Monza nuk kishte motiv për të dhënë më të mirën në fushë dhe miqtë nga Bergamo e patën të lehtë të merrnin suksesin e plotë. Sfida nisi me një banderolë në kujtim të Riccardo Claris, ultrasit 26-vjeçar të Atalantës të vrarë me thikë në orët e para të këtij mëngjesi.

Dominimi i skuadrës së Gasperinit u pa që në minutat e para dhe De Ketelaere shënoi dy gola të shpejtë. Edhe në fraksionin e dytë zikaltërit gjetën rrjetën dy herë të tjera me Lookman dhe Brescianini. Me 68 pikë Atalanta mban pozitën e tretë, ndërsa në këtë duel 76 minuta luajti Berat Gjimshiti.

Serie A, raundi i 35-të:

E diel, 4 maj 2025

12:30 Empoli 0-1 Lazio

15:00 Monza 0-4 Atalanta

18:00 Roma 1-0 Fiorentina

20:45 Bologna 1-1 Juventus

Renditja:

Ora 22:50
VIDEO/ Juventusi 'ngec' 1-1 në Bologna, mbetet në vendin e katërt


Në "Dall'Ara" sfida mes Bolognas dhe Juventusit është mbyllur 1-1. Me këtë rezultat bardhezinjtë e shohin veten në vendin e katërt, por kanë presionin e Romës, Lazios dhe Bolognas të cilat janë në garë për një vend në Champions League. Ndeshja nisi për për Juventusin, pasi bardhezinjtë gjetën golin pas vetëm 9 minutave lojë me Kephren Thuram. Megjithatë Bologna barazoi me Freuler në pjesën e dytë duke e bërë fundin e sezonit më interesant për një vend në Champions League.

Ora 20:24
Roma pranë zonës Champions, fiton 1-0 kundër Fiorentinës (VIDEO)

Në "Olimpico" Roma fitoi 1-0 kundër Fiorentinës në një ndeshje të luftuar në fushë. 19 ndeshjet pa humbje e kanë bërë Romën që të marrë momentalisht vendin e pestë në Serie A dhe të jetë pranë zonës Champions League. Duhej shtesa e pestë e pjesës së parë që Dovbyk të shënonte golin e vetëm të ndeshjes pas asistit të Shomurodov. Roma me 63 pikë mban vendin e pestë, teksa Fiore me 59 pikë ndodhet në pozitën e tetë.

Ora 17:13
VIDEO/ Atalanta 'likuidon' 0-4 Monzën dhe 'blindon' zonën Champions


Në "Brianteo" vendasit e Monzës u mposhtën 0-4 nga Atalanta. Tanimë të rrëzuar zyrtarisht në Serie B, Monza nuk kishte motiv për të dhënë më të mirën në fushë dhe miqtë nga Bergamo e patën të lehtë të merrnin suksesin e plotë. Sfida nisi me një banderolë në kujtim të Riccardo Claris, ultrasit 26-vjeçar të Atalantës të vrarë me thikë në orët e para të këtij mëngjesi.

Dominimi i skuadrës së Gasperinit u pa që në minutat e para dhe De Ketelaere shënoi dy gola të shpejtë. Edhe në fraksionin e dytë zikaltërit gjetën rrjetën dy herë të tjera me Lookman dhe Brescianini. Me 68 pikë Atalanta mban pozitën e tretë, ndërsa në këtë duel 76 minuta luajti Berat Gjimshiti.

Ora 16:02
VIDEO/ Hysaj 'engjëll dhe djall', Lazio fiton 0-1 ndaj Empolit

Në stadiumin "Carlo Castellani" vendasit e Empolit humbën 0-1 nga Lazio dhe e shohin veten me "një këmbë" në Serie B. Sfida nisi mirë për miqtë nga kryeqyteti dhe goli i vetëm i sfidës "u gatua" nga Elseid Hysaj. Vetëm pak sekonda i mjaftuan mbrojtësit të Kombëtares që të jepte një pasim të ëmbël për Dia, me këtë të fundit që përfitoi nga vendosja jo e mirë e Vitit, bëri një stopim që e nxori në pozicion goditës dhe e ndali sferën pas krahëve të Vazques.

Goli i dha qetësinë Lazios që u mbrojt mirë, por pësoi në minutën e 52-të me Viti, gol i cili u anulua nga VAR për pozicion jashtë loje. Sa i takon Hysajt, mbrojtësi kuqezi ka qenë "engjëll dhe djall" në këtë përballje, kjo pasi në minutat 66 dhe 76 u ndëshkua me dy kartona të verdhë dhe për rrjedhojë doli nga fusha me karton të kuq. Hysaj fitoi derbin me Ismajlin, me këtë të fundit që është rikthyer të aktivizohet nga minuta e parë pas një dëmtimi.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet, a mendoni se partitë e reja do të marrin deputetë në Kuvend?