Dia feston golin me Lazion

Sport

VIDEO/ Hysaj 'engjëll dhe djall', Lazio fiton 0-1 ndaj Empolit

4 Maj, 16:02| Përditesimi: 4 Maj, 23:00

  • Share

Në stadiumin "Carlo Castellani" vendasit e Empolit humbën 0-1 nga Lazio dhe e shohin veten me "një këmbë" në Serie B. Sfida nisi mirë për miqtë nga kryeqyteti dhe goli i vetëm i sfidës "u gatua" nga Elseid Hysaj. Vetëm pak sekonda i mjaftuan mbrojtësit të Kombëtares që të jepte një pasim të ëmbël për Dia, me këtë të fundit që përfitoi nga vendosja jo e mirë e Vitit, bëri një stopim që e nxori në pozicion goditës dhe e ndali sferën pas krahëve të Vazques.

Goli i dha qetësinë Lazios që u mbrojt mirë, por pësoi në minutën e 52-të me Viti, gol i cili u anulua nga VAR për pozicion jashtë loje. Sa i takon Hysajt, mbrojtësi kuqezi ka qenë "engjëll dhe djall" në këtë përballje, kjo pasi në minutat 66 dhe 76 u ndëshkua me dy kartona të verdhë dhe për rrjedhojë doli nga fusha me karton të kuq. Hysaj fitoi derbin me Ismajlin, me këtë të fundit që është rikthyer të aktivizohet nga minuta e parë pas një dëmtimi.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Ndalet Juventusi, Hysaj protagonist! Roma dhe Lazio garë për zonën Champions League! Atalanta 'poker' Monzës


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet, a mendoni se partitë e reja do të marrin deputetë në Kuvend?