Dy persona kanë mbetur të plagosur në një atentat me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen 24 maj’ të qytetit të Vlorës.
Njëri prej të plagosurve është identifikuar si Kevin Hajrulla, ndërsa i plagosuri i dytë është Armand Spahiu 35 vjeç.
Report Tv siguron pamjet e makinës së djegur në autostradën Vlorë – Fier, që dyshohet se është e autorëve të atentatit.
Lajmi kryesor:
Vlorë/ Atentat ndaj kushëririt të Inez Hajrullës, 30 vjeçari rëndë në spital! Plagoset dhe një kalimtar, tregtar fruta perimesh! Autorët djegin makinën në Panaja (VIDEO + EMRAT)
S.G/E.H/ReportTv.al