Festa e Atletico Madrid

Sport

VIDEO/ Atletico 'likuidon' 3-0 Vallecanon dhe siguron zonën Champions

25 Prill, 10:52| Përditesimi: 25 Prill, 10:55

  • Share

Në "Metropolitano" skuadra e Atletico Madrid fitoi 3-0 kundër Vallecanos në derbin e vogël të qytetit. Me këtë triumf djemtë e Diego Simeones kanë hedhur një hap të sigurt duke "blinduar" vendin e tretë në renditje. Dueli u zhbllokua pas tre minutave lojë nga Sorloth, ndërsa në ekstremin e pjesës së parë shënoi Gallagher për epërsinë e dyfishtë. Në të 77 minutë ishte Julian Alvarez që gjeti golin e tretë për Atl. Madrid dhe të 15 në La Liga këtë sezon. Për Vallecanon në stol qëndroi Ivan Balliu. Me këtë sukses Atletico ngjitet në kuotën e 66 pikëve për vendin e tretë.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Atl. Madrid bën detyrën, shënon tre gola në derbi! Sevilla humbet dhe rrezikon qëndrimin në La Liga


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni tek strategjia e SPAK për parandalimin e krimeve zgjedhore?