La Liga e futbollit në Spanjë zhvilloi të enjten katër ndeshjet e radhës për raundin e 33-të. Te tri pikët doli Atletico Madrid, që duket se e ka të sigurt zonën Champions. Ndërkohë Sevilla u mposht në "Pamplona" dhe rrezikon qëndrimin në La Liga.
Në "Metropolitano" skuadra e Atletico Madrid fitoi 3-0 kundër Vallecanos në derbin e vogël të qytetit. Me këtë triumf djemtë e Diego Simeones kanë hedhur një hap të sigurt duke "blinduar" vendin e tretë në renditje. Dueli u zhbllokua pas tre minutave lojë nga Sorloth, ndërsa në ekstremin e pjesës së parë shënoi Gallagher për epërsinë e dyfishtë. Në të 77 minutë ishte Julian Alvarez që gjeti golin e tretë për Atl. Madrid dhe të 15 në La Liga këtë sezon. Për Vallecanon në stol qëndroi Ivan Balliu. Me këtë sukses Atletico ngjitet në kuotën e 66 pikëve për vendin e tretë.
Në "Pamplona" vendasit e Osasunas fituan 1-0 kundër Sevillas. Ndeshja u vendos nga goli i Garcia në minutën e 25-të, ndërsa miqtë nga Andaluzia e mbyllën ndeshjen me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Lukebakio në minutën e 32-të. Për të gjetur një fitore të Sevillas në kampionat duhet të kthehemi në datën 9 mars, në suksesin kundër Real Sociedad. Sevilla me 37 pikë mban vendin e 15-të, vetëm pesë pikë sipër zonës së rrezikshme. Ndërkohë Osasuna me 44 pikë ndodhet në vendin e tetë.
La Liga, raundi 33:
E enjte, 24 prill 2025
Leganes 1-1 Girona
Osasuna 1-0 Sevilla
Atletico Madrid 3-0 Rayo Vallecano
Betis 5-1 Valladolid
Renditja:

Komente