Në "Pamplona" vendasit e Osasunas fituan 1-0 kundër Sevillas. Ndeshja u vendos nga goli i Garcia në minutën e 25-të, ndërsa miqtë nga Andaluzia e mbyllën ndeshjen me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Lukebakio në minutën e 32-të. Për të gjetur një fitore të Sevillas në kampionat duhet të kthehemi në datën 9 mars, në suksesin kundër Real Sociedad. Sevilla me 37 pikë mban vendin e 15-të, vetëm pesë pikë sipër zonës së rrezikshme. Ndërkohë Osasuna me 44 pikë ndodhet në vendin e tetë.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Atl. Madrid bën detyrën, shënon tre gola në derbi! Sevilla humbet dhe rrezikon qëndrimin në La Liga
S.Dh/ReportTv.al