Festa e Lewandowskit pas golit

Sport

VIDEO/ Barcelona i falet Lewandowskit, merr tri pikë në shtëpi dhe hap garën për kreun e La Ligas

2 Shkurt, 16:12| Përditesimi: 2 Shkurt, 21:58

  • Share

La Liga e futbollit në Spanjë është në raundin e 22-të. Këtë të diel Barcelona siguroi tri pikë dhe përfitoi nga humbja e Real Madrid për ta bërë kreun e renditjes më interesant.

Në "Lluís Companys" vendasit e Barcelonës fituan 1-0 kundër Alaves. Katalanasit nuk e patën të lehtë këtë përballje, që në letër ishte më shumë se e kalueshme. Duhej goli i Lewandowskit në minutën e 61 për t'i dhënë tri pikë shumë të rëndësishme Barçës.

Kësisoj, Barcelona me 45 pikë qëndron në vendin e tretë, katër pikë pas Real Madridit kryesues, që dje u mposht nga Espanyol. Në vendin e dytë Atletico Madrid me 48 pikë.

Ora 21:57
VIDEO/ Messi, ti je? Lamine Yamal driblon shtatë kundërshtarë dhe dhuron spektakël


Barcelona fitoi këtë të diel 1-0 kundër Alaves në La Liga me golin e Lewandowskit në pjesën e dytë. Veç këtij suksesi xhiron e medieve po e bën edhe veprimi i Lamine Yamal.

I riu i Barçës tanimë nuk është më një surprizë dhe tregon çdo ndeshje pak nga magjitë që ka në këmbë. Ishte minuta e katërt kur Lamine udhëhoqi një top nga gjysma e tij e fushës, dribloi shtatë lojtarë mes ovacioneve të publikut dhe pasoi mirë për shokun e skuadrës.

Epo, kur ke një kumbar si Lionel Messi gjithçka është e mundur.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Askushi: 02/02/2025 23:41

    Eshte shume larg Messit.ishte fati jone qe e shikojme te luaj akoma.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?