Bayern Munich merr barazimin e dytë radhazi në Bundesligë. Për javën e 17-të në "Allianz Stadium", bavarezët barazuan 1-1 me Koln. Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë, teksa shënuan në minutën e katërt me Skhiri. Do duhej minuta e fundit e ndeshjes (90'), që Kimmich të barazonte për Bayern Munich. Me 36 pikë, Bayern Munich mban vendin e parë, katër pikë më shumë se Leipzig ndjekës. Koln me 21 pikë qëndron në vendin e 10-të.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Bayern Munich barazon në shtëpi! Leipzig bën detyrën në transfertë, Schalke pëson 6 gola
S.Dh/ReportTv.al