Lara Colturi

VIDEO/ Befason Lara Colturi, skiatorja kuqezi renditet e 13-ta në Kupën e Botës

7 Janar, 17:59| Përditesimi: 7 Janar, 18:27

  • Share

SLLOVENI - Skiatorja Lara Colturi është renditur e 13-ta në botë ditën e dytë të garës së Sllallomit në Kranjska Gora të Sllovenisë. Kupa e Botës për Ski u ndal këtë fundjavë në Evropë, me 17-vjeçaren italiane të natyralizuar si shqiptare që bëri mrekullinë.

Edhe pse ajo u nis nga pozicioni i 55-të dhe kushtet e vështira të motit nuk e favorizonin, Colturi që mbron ngjyrat kuqezi u rendit në vendin e 13-të në botë dhe është ndër skiatoret më premtuese.

Në lëshimin e dytë në pistë, Colturi veç pozitës së 13-të ka kapur edhe kohën e tretë më të mirë (54 sekonda e 50 të qindtat) duke bërë që Shqipëria ta gjejë veten në "Top 15". Në provën e djeshme në Sllallomin Gjigant ajo u rendit e 25-ta, po brenda 30 më të mirave në botë.

Rezultati më i mirë i Colturi ishte vitin e kaluar, kur i dha pikët e para Shqipërisë në ski, teksa në SHBA u rendit e 12-ta në botë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?