Chelsea ia doli të fitonte 1-0 me Leeds United për javën e 26-të në Premier League. Në "Stemford Bridge" djemtë e Graham Potter iu falën golit të Fofana në minutën e 53 për t'u rikthyer te tri pikët e plota pas pesë ndeshjeve. Në minutën e 53-të të duelit, një krosim nga këndi i Ben Chilwell u shfrytëzua mirë nga qendërmbrojtësi që i jep kështu fitoren të tijve. Me këto tri pikë, Chelsea shkon në pozitën e 10-të me 34 pikë, teksa Leeds mbetet në vendin e 17-të me 22 pikë.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Arsenali fitore spektakolare me 5 gola, Manchester City i fortë në shtëpi! Chelsea 'dritë në fundin e tunelit', dështon Tottenham
S.Dh/ReportTv.al