Roma nuk po gjen stabilitet këtë sezon, me kryeqytetasit që paçka se ndryshuan dy herë trajnerin nuk dinë të fitojnë. Është Como e Fabregas që këtë të diel bëri surprizën në Serie A duke mundur Romën 2-0. Fundi i ndeshjes dhe konkretisht shtesa ishin dramatike për Romën, që pësoi dy gola nga Gabrielloni (90+3) dhe Paz (90+7). Me 16 pikë Roma pozicionohet në vendin e 12-të, ndërsa Como merr tri pikë jetike dhe lë fundin duke u ngjitur në pozitën e 16-të me 15 pikë.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Milani s'feston në 125 vjetorin e klubit, Genoa e ndal 0-0! Leçe fiton 2-1 me perlën e M. Berishës, Roma e bën dramë në Como
S.Dh/ReportTv.al