Milan 0-0 Genoa

GOLAT/ Milani s'feston në 125 vjetorin e klubit, Genoa e ndal 0-0! Leçe fiton 2-1 me perlën e M. Berishës, Roma e bën dramë në Como

15 Dhjetor, 22:43| Përditesimi: 15 Dhjetor, 22:48

  • Share

Serie A e futbollit në Itali është në raundin e 16-të. Këtë të diel sfidat filluan në 12:30 me fitoren e Leçes, ku protagonist ishte Medon Berisha, mesfushori i Kombëtares. Ndërkohë që Bologna mposhti 1-0 Fiorentinën me golin e Odgaard, tri pikë edhe për Veronën. Roma përjetoi dramë në Como, aty ku vendasit fituan 2-0. Në mbrëmje Milani barazoi 0-0 me Genoan në "San Siro". Kuqezinjtë s'e festuan dot me tri pikë 125 vjetorin e klubit. Kjo javë mbyllet të hënë në orën 20:45 me sfidën Lazio - Inter.

Në stadiumin "via del Mare" Leçe ia doli të merrte tri pikë kundër Monzës, duke fituar 2-1 dhe lënë kundërshtarët në vendin e parafundit. Vetëm tre minuta iu deshën Leçes për golin e avantazhit. Medon Berisha dha pasimin final për Morente, i cili e ndali në rrjetë. Asist i mrekullueshëm nga mesfushori i Kombëtares. Më pas Leçe humbi penallti me Krstovic, para se Monza të barazonte me autogolin e Dorgu. Në fundin e pjesës së parë Krstovic korrigjoi gabimin dhe shënoi golin e dytë për Leçen, që në fund rezultoi me vlerën e tri pikëve. Në minutën e 55-të të ndeshjes në lojë u fut edhe Ylber Ramadani për vendasit. Leçe shkon në kuotën e 16 pikëve, ndërsa Monza mbetet në vendin e parafundit me 10 pikë.

Roma nuk po gjen stabilitet këtë sezon, me kryeqytetasit që paçka se ndryshuan dy herë trajnerin nuk dinë të fitojnë. Është Como e Fabregas që këtë të diel bëri surprizën në Serie A duke mundur Romën 2-0. Fundi i ndeshjes dhe konkretisht shtesa ishin dramatike për Romën, që pësoi dy gola nga Gabrielloni (90+3) dhe Paz (90+7).

Serie A, raundi 16-të:

E diel, 15 dhjetor 2024

12:30 Leçe 2-1 Monza

15:00 Bologna 1-0 Fiorentina

15:00 Parma 2-3 Verona

18:00 Como 2-0 Roma

20:45 Milan 0-0 Genoa

Renditja:

Ora 20:09
VIDEO/ Como trondit Romën në shtesë, e mposht 2-0


Roma nuk po gjen stabilitet këtë sezon, me kryeqytetasit që paçka se ndryshuan dy herë trajnerin nuk dinë të fitojnë. Është Como e Fabregas që këtë të diel bëri surprizën në Serie A duke mundur Romën 2-0. Fundi i ndeshjes dhe konkretisht shtesa ishin dramatike për Romën, që pësoi dy gola nga Gabrielloni (90+3) dhe Paz (90+7). Me 16 pikë Roma pozicionohet në vendin e 12-të, ndërsa Como merr tri pikë jetike dhe lë fundin duke u ngjitur në pozitën e 16-të me 15 pikë.

Ora 15:49
VIDEO/ Medon Berisha jep asistin e sezonit, Leçe fiton 2-1 dhe zhyt Monzën në fund

Në stadiumin "via del Mare" Leçe ia doli të merrte tri pikë kundër Monzës, duke fituar 2-1 dhe lënë kundërshtarët në vendin e parafundit. Vetëm tre minuta iu deshën Leçes për golin e avantazhit. Medon Berisha dha pasimin final për Morente, i cili e ndali në rrjetë. Asist i mrekullueshëm nga mesfushori i Kombëtares. Më pas Leçe humbi penallti me Krstovic, para se Monza të barazonte me autogolin e Dorgu. Në fundin e pjesës së parë Krstovic korrigjoi gabimin dhe shënoi golin e dytë për Leçen, që në fund rezultoi me vlerën e tri pikëve. Në minutën e 55-të të ndeshjes në lojë u fut edhe Ylber Ramadani për vendasit. Leçe shkon në kuotën e 16 pikëve, ndërsa Monza mbetet në vendin e parafundit me 10 pikë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?