VIDEO/ Dhuna kalon nga stadiumi 'Elbasan Arena' në rrugë, qëllohet autobusi i Pogradecit

26 Shkurt 2023, 16:51| Përditesimi: 26 Shkurt 2023, 18:01

  • Share

AF Elbasani dhe Pogradeci u përballën këtë të diel për raundin e 13-të për grupin B të Kategorisë së Dytë. Në "Elbasan Arena" dy skuadrat barazuan 1-1. Sfida ka qenë e tensionuar në fushë, teksa në shkallët e stadiumit ka pasur qindra tifozë për këtë përballje. Nga fusha dhuna kaloi edhe në rrugë, me autobusin e miqve që është dëmtuar.

Pas penalltisë së dhënë për Pogradecin nga gjyqtari i sfidës Olsion Yzeiraj, miqtë protestuan ashpër dhe loja u ndërpre në minutën e tetë. Tensoni ka qenë i pranishëm edhe me vijimin e lojës, teksa jashtë stadiumit ka pasur edhe forca të ndërhyrjes speciale.

Largimi nga Elbasani për miqtë nuk ka qenë i qetë, pasi siç njofton faqja zyrtare e liqenorëve, autobusi i tyre është sulmuar në afërsi të Librazhdit. Për fat nuk ka pasur të lënduar, teksa është thyer vetëm një nga xhamat e autobusit.

"Goditet autobusi i Kf Pogradecit para hyrjes ne Librazhd , nga nje mjet BMW qe jane ultrasit e Elbasanit' shkruhet në postim.

S.Dh//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Zenuni: 26/02/2023 17:46

    O shurraqe nga pogradeci, i paskeni pas ne autobus ultrrasit se goditja qeka nga mrena. Hahahaha bani cicin o kerrnacka

    Përgjigju
    • Deni: 27/02/2023 07:53

      Futbolli thone do bythe!! Elbasanllinjte e kane por e perdorin per gje tjeter!!

    • Bugacja: 26/02/2023 23:51

      Kur flisni edhe ju elbsanllit qe keni ber pabesin me te madhe qe ka ndodhur ndonjehere,I nderroni ekipet per 300 mij leka qe ju he bashkia,o pseseleksha qe shiteni per pak vazeline o bq elbasani

    • Titi: 26/02/2023 21:54

      O brek kuq hajde na pi cicin

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?