Orikum, Vlorë - Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në futbollin shqiptar. Dhuna mesa duket nuk është zhdukur ende, teksa së fundmi një sfidë mes Orikut U17 dhe Butrintit U17 ka përfunduar në sherr masiv.
Bëhet fjalë për një ndeshje të të rinjve poshtë moshës 17-vjeçare, që më së pari duhet të mësonin fjalët përshëndetëse dhe jo grushtat dhe dhunën. Gjithçka nisi në pjesën e parë të sfidës, në një sherr masiv në stadiumin “Oriku”, ku u përfshinë lojtarët dhe prindërit e tyre.
Është klubi i Butrintit që ka publikuar pamjet e momentit kur ndodh dhe përleshja mes lojtarëve të të dyja skuadrave dhe disa prindërve. “Trimat e Orikumit, turp turp turp”, shkruan klubi i Butrintit.
Ende nuk ka një njoftim nga policia për të proceduar, apo nëse ka pasur një denoncim nga skuadra sarandiote.
Ndeshja dhe përshkallëzimi i dhunës
Gjithçka filloi në minutën e 17-të, kur ekipi i Orikut kaloi në avantazh me një goditje standarte. Butrinti reagoi shpejt duke barazuar rezultatin vetëm tre minuta më vonë. Megjithatë, situata doli jashtë kontrollit në minutën e 19-të, kur Oriku shënoi sërish pas një veprimi të dyshimtë, i cili përfshinte prekjen e topit me dorë.
Lojtarët e Butrintit protestuan fuqimisht ndaj këtij vendimi, por arbitri kryesor nuk e mori parasysh kërkesën e tyre. Për më tepër, në mes të protestave, arbitri vendosi të ndëshkonte kapitenin e Butrintit, Arselio Meta, duke i treguar kartonin e kuq.
Me vetëm dhjetë lojtarë në fushë, Butrinti vazhdoi të kërkojë golin e avantazhit, por tensioni në fushë arriti kulmin kur ndodhi një ndërhyrje e rëndë ndaj një lojtari të Butrintit. Konflikti degjeneroi në përleshje fizike midis disa lojtarëve të të dy ekipeve, ku dy lojtarë goditën me grusht lojtarin me numrin dy të Butrintit. Ajo që e përkeqësoi edhe më tej situatën ishte ndërhyrja e prindërve të lojtarëve, të cilët u përfshinë në dhunën ndaj lojtarëve në fushë.
Ne Orikum mbreteron injoranca qe nga dega bashkiake(te gjithe te korruptuar) e deri tek vendallinjte(dukatasit).
PërgjigjuAsgjè nuk èshtè ajo, ledhatime dhe pèrkèdhelje janè, nuk e kuptoj pse thoni grushte e shkelma? Nè njè vènd si Shqipèria, ku fèmijèt "rriten" me proteinèn e dhunès, ku transmetohet direkt nga shpella,,sesi Muli djeg karriket para kuvendit, Saliu i hakèrrehet policit me emèr se nuk do gjejè vènd mbi tokè (nga arresti shtèpiak), dhe nuk u hyn gjèmb ndèr kèmbè, ku shoqèria tulatet dhe familjet kanè shkuar si qeni nè rrush,,,jo jo, ky stan kètè bulmet ka. Tè na bèjè mirè. Rrihuni dhe kèputuni nè hu. Nuk ka mè se kush tu ndalè.
PërgjigjuEpo me maloke se kaq skisha pare.
PërgjigjuShkurt! Këto lojtarët që prindërit u përvshin në grushta duhet të dënohen për gjith jeren mos të lozin mo.
Përgjigju