Tërbuni dhe Turbina barazuan këtë të shtunë 1-1 për javën e 21-të në Kategorinë e Parë. Dueli u ndërpre në fundin e tij, teksa në minutën e 93-të arbitri kryesor Albano Stolaj dërgoi skuadrat në dhomat e zhveshjes.
Një minutë më herët, në të 92-tën, vendasit gjetën golin e avantazhit por anësori i FIFA-s, Xhuljo Mani e anulloi për pozicion jashtë loje. Kaq ka mjaftuar që futbollistët vendas, stafi dhe drejtuesit e pukjanëve të rendnin te anësori dhe në fushë të kishte kaos.
Mungesa e sigurisë në stadiumin "Ismail Xhemali" ka bërë që situata të tensionohej edhe nga tifozët, të cilët kanë hedhur sende të forta në fushë. Duket se vendimi për të ndërprerë ndeshjen erdhi pas sendeve të forta, ndërsa gjatë gjithë lojës ka pasur momente nervozizmi.
Në zhvillimet e një aksioni, gardiani vendas Elton Vata u godit dhe u rrëzua në fushë. Vata u dërgua në spital, ku ka marrë disa të qepura dhe për fat është jashtë rrezikut për jetën.
Dy skuadrat luftojnë për mbijetesën në Kategorinë e Parë, teksa dhuna dhe tensioni detyruan policinë që të shoqëronte arbitrat jashtë Pukës.
16 ekipe do fute superiore 26 ekipe kategoria pare 100 kategoria edyte 47 kategoria trete skenderbeu dinamo flamutari korabi tomori dhe besa automatikishte superiore vora elbasani shenkolli pogradeci soboti mulan albetroli gramozi gjirokastra valbona kucova delvina shkubini himara
Përgjigju