Në "Allianz Stadium" në Torino, Juventus fitoi 1-0 me Freiburgun për ndeshjen e parë në 1/8 e Europa League. "Zonja" iu fal sërish njeriut të mbrëmjeve evropiane, Angel Di Maria. Argjentinasi shënoi në minutën e 53 një gol të bukur me kokë. Pas krosimit të Kostic, Di Maria i harruar në zonë mposhti gardianin mik. Gjermanët ia dolën të vendosnin ekuilibrat në të 62 minutë me Holer, por pas konsultës me VAR goli u anullua për pozicion jashtë loje. Tanimë bardhezinjtë e Allegrit kanë një shans më shumë për të mbrojtur rezultatin e këtij dueli, me ndeshjen e kthimit që do zhvillohet në 16 mars në Gjermani.
Lajmi kryesor:
EUROPA LEAGUE/ Roma fiton pastër në 'Olimpico', Kumbulla gjen rrjetën! Juventus dhe Man. United bëjnë detyrën, ngec Arsenali (VIDEO)
S.Dh/ReportTv.al