Serie A e futbollit mbylli këtë të martë javën e 20-të. Në Torino, Juventusi vendas ndjek Interin kryesues, teksa mundi 3-0 skuadrën e Sassuolos me një dopietë të serbit Vlahovic dhe golin e Chiesas.
Ndeshja në "Allianz Stadium" nisi furishëm nga "Zonja e Vjetër" që shënoi dy gola të shpejtë. Si fillim Vlahovic zhbllokoi sfidën në minutën e 15-të pas një pasimi nga Miretti. Sulmuesi kontrolloi mirë dhe me një goditje fantastike ia ndali sferën në trekëndësh Consiglit.
Më pas do ishte sërish 23-vjeçari Vlahovic që do dhuronte një tjetër mrekulli. Këtë herë në të 37 minutë sulmuesi do shënonte nga goditja e dënimit. Në fundin e sfidës i rikthyeri nga dëmtimi, Chiesa, gjeti golin e tretë në të 89 minutë, pas pasimit të Locatellit.
Me 49 pikë, Juventusi mbetet në vendin e dytë, dy pikë pas Interit kryesues. Sassuolo me 19 pikë qëndron në vendin e 14-të, teksa në këtë sfidë për miqtë në stol ishte Nedim Bajrami, lojtari i Kombëtares që nuk u preferua nga trajneri Dionisi.
Renditja: