Më "Olimpico" Roma barazoi 1-1 me Torinon mes vuajtjeve. Ndeshja e javës së 15 nuk foli për asnjë klub, teksa ekipet ndanë nga një pikë. Goli i parë i ndeshjes u shënua nga Linetty në minutën e 55. Një krosim i Singo nga e djathta e sulmit bëri që Linetty me kokë të mposhtte Patricion, për avantazhin e miqve. Në fund Mourinho s'i mbajti nervat dhe u ndëshkua me karton të kuq, para se Belotti në shtesë të gabonte nga pika e bardhë e penalltisë. Do duhej minuta e 90+4 që Dybala të godiste traun e portës dhe në topin e kthyer Matic të shënonte për 1-1. Roma ka tre ndeshje në Serie A që nuk fiton, duke mbajtur vendin e shtatë me 27 pikë. Në vendin e nëntë Torino me 21 pikë.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Milan tri pikë 'me zemër', kuqezinjtë të dytët në Serie A! Roma s'di të fitojë, Juventus mposht Lazion
S.Dh/ReportTv.al