Goli i Torinos

VIDEO/ Milan tri pikë 'me zemër', kuqezinjtë të dytët në Serie A! Roma s'di të fitojë, Juventus mposht Lazion

13 Nëntor 2022, 22:42
  • Share

Serie A zhvilloi këtë të diel ndeshjet e mbetura për javën e 15-të. Në mesditë, Inter fitoi 2-3 me Atalantën në transfertën e vështirë të Bergamos. Në ndeshjet e tjera, Monza fitoi 3-0 me Salernitanën, Verona u mposht në shtëpi 1-2 nga Spezia, teksa Roma barazoi në "Olimpico" 1-1 me Torino, me fundin e ndeshjes që ishte dramatik. Në "San Siro", Milan fitoi 2-1 me Fiorentinën, teksa Juventus fitoi 3-0 me Lazion.

Më "Olimpico" Roma barazoi 1-1 me Torinon mes vuajtjeve. Ndeshja e javës së 15 nuk foli për asnjë klub, teksa ekipet ndanë nga një pikë. Goli i parë i ndeshjes u shënua nga Linetty në minutën e 55. Një krosim i Singo nga e djathta e sulmit bëri që Linetty me kokë të mposhtte Patricion, për avantazhin e miqve. Në fund Mourinho s'i mbajti nervat dhe u ndëshkua me karton të kuq, para se Belotti në shtesë të gabonte nga pika e bardhë e penalltisë. Do duhej minuta e 90+4 që Dybala të godiste traun e portës dhe në topin e kthyer Matic të shënonte për 1-1. Roma ka tre ndeshje në Serie A që nuk fiton, duke mbajtur vendin e shtatë me 27 pikë. Në vendin e nëntë Torino me 21 pikë.

Milan fitoi 2-1 me Fiorentinën për javën e 15 në Serie A. Kuqezinjtë i kanë bërë 'me zemër' tifozët, teksa tri pikët për kuqezinjtë u vendosën nga autogoli i Milenkovic në minutën e 90+2. Dueli nisi mirë për Milan, që shënoi me Leao vetëm pas 120 sekondave lojë. Në të 28 Barak barazoi ndeshjen, duke rikthyer frikën te kuqezinjtë. Me ritmin e shtuar, Milan vetëm në fundin e ndeshjes mori tri pikë. Autogoli i Milenkuvic në fundin e sfidës riktheu Milanin te tri pikët. Me 33 pikë Milan qëndron në vendin e dytë, teksa Fiorentina ka 19 pikë për vendin e 10-të.

Juventus fitoi 3-0 me Lazion mbrëmjen e së dielës, me sfidën që vlente për javën e 15 në Serie A. Zonja e Allegrit dominoi kundërshtarët, me Kean që vendosi ndeshjen me dopietë. Dueli do zhbllokohej në minutën e 43, teksa Kean me një parabol e ndali sferën në rrjetë. Sërish sulmuesi do dyfishonte në të 54 minutë para se Milik në 89 të vuloste ndeshjen, me Zonjën që pas këtij suksesi e sheh veten në vendin e tretë me 331 pikë, dhjetë më pak se Napoli kryesues. Lazio me 30 pikë mbtete në vendin e katërt, duke parë të parakalohet nga Juventus në ndeshjen direkte.

Për javën e 15 në Serie A, Verona humbi 1-2 me Spezian. Vendasit kaluan në avantazh me Verdin në minutën e 30 të pjesës së parë, teksa Nzola në pjesën e dytë përmbysi ndeshjen me dopietë. Dramatike për portierin e Spezias ishte minuta e 43, teksa Dragowski u dëmtua në një dalje. Portieri i Polonisë u dërgua në spital, me raportimet e para që tregojnë se Botërori është i humbur për të. Duket se gardiani ka thyer keq këmbën.

Monza fitoi 3-0 në shtëpi me Salernitanën në Serie A. Carlos Augusto në minutën e 24 hapi ndeshjen, teksa Dany Moto në të 35 minutë shënoi për 2-0. Pjesa e dytë do vijonte sërish në të njëjtën ritëm, me vendasit që shënuan për 3-0 me Pessina në të 74 minutë duke marrë tri pikë që e dërgojnë në vendin e 14 me 16 pikë. Salernitana nga ana tjetër mban vendin e 12 me 17 pikë.

Rezultatet:

Atalanta 2-3 Inter (Lookman 25', Palomino 77' / Dzeko 36', 56', Palomino 61' (aut))

Roma 1-1 Torino (Matic 90+4' / Linetty 55')

Monza 3-0 Salernitana (Augusto 24', Mota 35', Pesina 74')

Verona 1-2 Spezia (Verdi 30' / Nzola 53', 69')

Milan 2-1 Fiorentina (Leao 2', Milenkuvic 90+2' (aut)/ Barak 28')

Juventus 3-0 Lazio (Kean 43', 54', Milik 89')

Renditja:

Ora 22:37
VIDEO/ Juventus gjen bomberin e munguar, 'Zonja' mund Lazion me dopietën e Kean dhe Milik! Gjashtë fitore radhazi dërgojnë bardhezinjtë në vendin e tretë të Serie A

Juventus fitoi 3-0 me Lazion mbrëmjen e së dielës, me sfidën që vlente për javën e 15 në Serie A. Zonja e Allegrit dominoi kundërshtarët, me Kean që vendosi ndeshjen me dopietë. Dueli do zhbllokohej në minutën e 43, teksa Kean me një parabol e ndali sferën në rrjetë. Sërish sulmuesi do dyfishonte në të 54 minutë para se Milik në 89 të vuloste ndeshjen, me Zonjën që pas këtij suksesi e sheh veten në vendin e tretë me 331 pikë, dhjetë më pak se Napoli kryesues. Lazio me 30 pikë mbtete në vendin e katërt, duke parë të parakalohet nga Juventus në ndeshjen direkte.

 

Ora 20:02
VIDEO/ Autogol në minutën e 92, Milan fitore 'me zemër'! Tre gola në 'San Siro', kuqezinjtë të dytët në renditje

Milan fitoi 2-1 me Fiorentinën për javën e 15 në Serie A. Kuqezinjtë i kanë bërë 'me zemër' tifozët, teksa tri pikët për kuqezinjtë u vendosën nga autogoli i Milenkovic në minutën e 90+2. Dueli nisi mirë për Milan, që shënoi me Leao vetëm pas 120 sekondave lojë. Në të 28 Barak barazoi ndeshjen, duke rikthyer frikën te kuqezinjtë. Me ritmin e shtuar, Milan vetëm në fundin e ndeshjes mori tri pikë. Autogoli i Milenkuvic në fundin e sfidës riktheu Milanin te tri pikët. Me 33 pikë Milan qëndron në vendin e dytë, teksa Fiorentina ka 19 pikë për vendin e 10-të.

 

Ora 17:43
VIDEO/ Dëmtim 'horror' në Serie A, futbollisti largohet me ambulancë dhe humbet Botërorin! Spezia fiton në Verona

Për javën e 15 në Serie A, Verona humbi 1-2 me Spezian. Vendasit kaluan në avantazh me Verdin në minutën e 30 të pjesës së parë, teksa Nzola në pjesën e dytë përmbysi ndeshjen me dopietë. Dramatike për portierin e Spezias ishte minuta e 43, teksa Dragowski u dëmtua në një dalje. Portieri i Polonisë u dërgua në spital, me raportimet e para që tregojnë se Botërori është i humbur për të. Duket se gardiani ka thyer keq këmbën.

Verona 1-2 Spezia (Verdi 30' / Nzola 53', 69')

 

Ora 17:31
VIDEO/ Tripletë e Monzës, Salernitana dy humbje radhazi në Serie A

Monza fitoi 3-0 në shtëpi me Salernitanën në Serie A. Carlos Augusto në minutën e 24 hapi ndeshjen, teksa Dany Moto në të 35 minutë shënoi për 2-0. Pjesa e dytë do vijonte sërish në të njëjtën ritëm, me vendasit që shënuan për 3-0 me Pessina në të 74 minutë duke marrë tri pikë që e dërgojnë në vendin e 14 me 16 pikë. Salernitana nga ana tjetër mban vendin e 12 me 17 pikë.

 

Ora 17:08
VIDEO/ Dramë për Romën, Belotti humbet penallti në shtesë! Torino i merr një pikë në udhëtim

Më "Olimpico" Roma barazoi 1-1 me Torinon mes vuajtjeve. Ndeshja e javës së 15 nuk foli për asnjë klub, teksa ekipet ndanë nga një pikë. Goli i parë i ndeshjes u shënua nga Linetty në minutën e 55. Një krosim i Singo nga e djathta e sulmit bëri që Linetty me kokë të mposhtte Patricion, për avantazhin e miqve. Në fund Mourinho s'i mbajti nervat dhe u ndëshkua me karton të kuq, para se Belotti në shtesë të gabonte nga pika e bardhë e penalltisë. Do duhej minuta e 90+4 që Dybala të godiste traun e portës dhe në topin e kthyer Matic të shënonte për 1-1. Roma ka tre ndeshje në Serie A që nuk fiton, duke mbajtur vendin e shtatë me 27 pikë. Në vendin e nëntë Torino me 21 pikë.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?