Publikohen pamjet e operacionit për shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës që drejtohej nga dy vëllezër shqiptarë.
Trafikantët, ndër të tjera, kishin projektuar dhe testuar një nëndetëse të vogël, e cila mund të pilotohej nga distanca, për transportin e droges. Automjeti, i ndërtuar në fakt, nuk ishte vënë ende në funksion. Megjithatë, janë kryer teste për ta përdorur atë, brenda Lago Grande të Avigliana.
Policia italiane ka publikuar dhe videon e momentit kur kishin projektuar dhe testuar gjithashtu mini-nëndetësen, e cila mund të pilotohej nga distanca, për të transportuar drogën. Në pritje të përdorimit të mjetit të ri, për më shumë se një vit, trafikantët e drogës dërgonin lëndën narkotike, të ardhur nga Ekuadori, duke përdorur makina të pajisura me dy funde të bëra vetë, që udhëtonin nga Holanda, Spanja dhe Franca. Në total u sekuestruan mbi 204 kilogramë drogë, përfshirë kokainë, hashash dhe marihuanë.
Lajmi kryesor:
Operacion i gjerë antidrogë në Itali dhe Shqipëri, 'shkërmoqet' organizata e dy vëllezërve shqiptarë! Testuan dhe një nëndetëse për transport droge (VIDEO)
S.G/ReportTv.al