Në stadiumin "Alberto Picco", Roma fitoi 0-2 me Spezian. Për javën e 19-të në Serie A, djemtë e Mourinhos dolën më pikë të plota nga një transfertë jo e lehtë. Në këtë duel ka shkëlqyer Dybala, me "diamantin" e Romës që ka asistuar te të dy golat. El Shaarawy në minutën e 45 dhe Abraham në të 49 minutë vendosën ndeshjen. Roma me 37 pikë mban momentalisht vendin e katërt, teksa Speznia me 18 pikë qëndron në vendin e 15-të.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Roma fiton në transfertë dhe merr vendin e 4-t, Juventus barazon 3-3 me Atalantën! Udinese shënon në fund
S.Dh/ReportTv.al