Policia ka sqaruar shoqërimin e një gruaje, administratore e një lokale, dje në Vlorë gjatë protestës së pronarëve të lokaleve, që kundërshtojnë orën policore për ndalimin e muzikës pas orës 22:00. Bëhet me dije se shoqërimi i gruas, e identifikuar si Edlira Tahiraj, është bërë pasi ka ndërhyrë në shoqërimin e administratorit të një lokali, me të cilin nuk dihet marrëdhënia që kanë.
Sikurse shihet nga pamjet, shoqërimi i këtij personi po shkonte qetësisht, deri në momentin që ndërhynë Tahiraj që, sipas policisë, ka fyer, ka kundërshtuar policët dhe po ashtu ka kafshuar në dorë një nga efektivët. Ajo u procedua penalisht për kundërshtim të policisë.
Prej muajsh pronarët e bizneseve po kërkojnë që të mos ndalohet muzika pas orën 22:00 pasi po ndikon negativisht te të ardhurat e tyre, ndërsa ditën e djeshme protestuan me 'Himnin Kombëtar', protestë që nisi paqësisht, por situata agravoi, ku si rezultat u proceduan 3 persona, mes të cilëve edhe Edlira Tahiraj. Pronarët e bizneseve në Vlorë vijojnë të protestojnë kundër orës policore, ku pas mosplotësimit të kërkesave të tyre, kanë mbyllur sot të gjitha bizneset përgjatë Lungomares.
Po latë nam doni muzikë edhe pas orës 23.00??? Jeni në rregull nga mendja e kokës? Në Evropë s'ke as gjatë ditës muzikë në klube a restorante në zonat ku banojnë njerëz,as në zona plazhi e ju na doni edhe pas orës 23 të natës! E drejta për të jetuar në qetësi ka përparësi mbi të drejtën për t'u argëtuar në zhurmë dhe muzikë, ndaj heshtni dhe zbatoni ligjin që ju thonë. S'mund të çmendni qytetin dhe qytetarët për dëshirat tuaja qofshin këto edhe biznese. Se i keni lënë me sy hapur edhe të huajt, gjëja e parë që thonë kur vijnë nga plazhet shqiptare: "të mbyste muzika papushim..."
PërgjigjuShqiptari vetem krisma e zhurma do. Shkon ne lokal e nuk pi dot rehat pijen e te besh nje dore muhabet me personin qe ke afer. Degjon bama bume me volum te larte e asnje nuk kercen. Ne shyqyr qe na erdhi covidi qe te rrinim pak qete neper lokale. Biznese idiote.