Driblimet e Harry Maguire

Sport

VIDEO/ E tallën për vite me radhë, Harry Maguire driblime 'dehëse' në Europa League

2 Maj, 11:40| Përditesimi: 2 Maj, 11:41

  • Share


Nëse nuk do e dinim që Harry Maguire është një mbrojtës, me siguri pas pamjeve më poshtë do mendonim se është një fantazist. Në fitoren e Manchester United 0-3 kundër Athletic Bilbao (gjysmëfinale e Europa League), mbrojtësi i "Djajve" ka dalë nga parashikimet dhe në minutën e 30-të ka qenë protagonisti kryesor për golin e të tijve.

Ai ka "dehur" me driblime rivalët dhe më pas ka krosuar në zonë, teksa devijimi i Ugarte është kthyer në një asist për Casemiron që nuk e kishte të vështirë ta dërgonte në rrjetë.

Nëse Maguire është tallur për vite me radhë nga tifozët, mbrojtësi ka treguar cilësi që më herët nuk janë parë.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Mbrëmje angleze në Europa League, Man. United dhe Tottenham fitojnë aktin e parë dhe janë me ‘një këmbë’ në finale


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet, a mendoni se partitë e reja do të marrin deputetë në Kuvend?