Europa League zhvilloi të enjten e 1 majit dy ndeshje për aktin e parë gjysmëfinal. Mbrëmje angleze në EL, teksa Manchester United fitoi në udhëtim, ndërsa sukses edhe për Tottenham.
Në Bilbao, vendasit e Athletic befasuan dhe u mposhtën 0-3 nga Manchester United. Anglezët u treguan më të saktë dhe shënuan tre gola që në pjesën e parë, ndërsa pas një jave në ‘Old Trafford’ kërkojnë biletën e finales pas këtij suksesi të rëndësishëm. Casemiro në minutën e 30-të dhe Fernandes me dopietë në minutat (37 me penallti) dhe 45 ishin autorët e golave. Paçka se luanin para tifozëve të tyre, baskët nuk mundën të hapnin ndeshjen në fraksionin e dytë.
Në Londër ishte Tottenham që fitoi 3-1 kundër norvegjezëve të Bodo/Glimt. Edhe pse kanë zhvilluar një sezon shumë zhgënjyes në kampionat, Spurs ka hedhur një hap të rëndësishëm për në finale. Johnson, Maddison dhe Solanke shënuan për Tottenham, ndërsa shtatë minuta nga fundi shkurtoi Saltnes për miqtë.
Europa League, akti i parë gjysmëfinal:
E enjte, 01 maj 2025 - 21:00
Athletic Bilbao 0-3 Manchester United
Tottenham 3-1 Bodo/Glimt
*Ndeshjet e kthimit luhen më 8 maj
Nëse nuk do e dinim që Harry Maguire është një mbrojtës, me siguri pas pamjeve më poshtë do mendonim se është një fantazist. Në fitoren e Manchester United 0-3 kundër Athletic Bilbao (gjysmëfinale e Europa League), mbrojtësi i "Djajve" ka dalë nga parashikimet dhe në minutën e 30-të ka qenë protagonisti kryesor për golin e të tijve.
Ai ka "dehur" me driblime rivalët dhe më pas ka krosuar në zonë, teksa devijimi i Ugarte është kthyer në një asist për Casemiron që nuk e kishte të vështirë ta dërgonte në rrjetë.
Nëse Maguire është tallur për vite me radhë nga tifozët, mbrojtësi ka treguar cilësi që më herët nuk janë parë.
Harry Maguire, I am stood up applauding. pic.twitter.com/W18RSJRwuN
— han (@unitedhan) May 1, 2025

Komente