Në Bilbao, vendasit e Athletic befasuan dhe u mposhtën 0-3 nga Manchester United. Anglezët u treguan më të saktë dhe shënuan tre gola që në pjesën e parë, ndërsa pas një jave në ‘Old Trafford’ kërkojnë biletën e finales pas këtij suksesi të rëndësishëm. Casemiro në minutën e 30-të dhe Fernandes me dopietë në minutat (37 me penallti) dhe 45 ishin autorët e golave. Paçka se luanin para tifozëve të tyre, baskët nuk mundën të hapnin ndeshjen në fraksionin e dytë.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Mbrëmje angleze në Europa League, Man. United dhe Tottenham fitojnë aktin e parë dhe janë me ‘një këmbë’ në finale
S.Dh/ReportTv.al