LEZHË- Ky është momenti tronditës i vrasjes së biznesmenit dhe politikanit Ardian Nikulaj mesditën e së mërkurës, ngjarje e cila vijon të mbetet pa autor. Sikurse duket në këtë video të plotë të siguruar nga gazetari i Report Tv, Sokol Dema, autori futet qetësisht në lokal dhe qëllon me armë 7 herë Nikulajn e më pas largohet. Report TV ka sfumuar pamjet e renda në momentet e fundit.
Roja që ndodhej në ato momente në lokal ka treguar se kur ka parë autorin, ka menduar se ishte postier. “Ruaju pak…hapu…”. Këto ishin fjalët e vetme, mes vrasësit të maskuar si motorist dhe rojes së lokalit së Ardjan Nikulajn. Por në lokal ndodheshin edhe disa persona të tjerë, pas banakut, të cilët pasi vrasësi hapi zjarr ndaj biznesmenit, u ushtrinë përtokë, ndërsa njëri u fsheh me vrap në një dhomë aty pranë.
Siç shihet në video, Ardian Nikulaj ka marrë një fasoletë në pjesën tjetër të lokalit dhe sapo ulet në tavolinë nxjerr telefonin e bën një telefonatë, ndërsa merr edhe një cigare në dorë nga paketa që la në tavolinë. Lokali në momentin e ekzekutimit të 50-vjeçarit, nuk ka asnjë klient, të paktën në pjesën e brendshme, (përveç stafit dhe rojes).
Pasi ka kryer ekzekutimin, autori rezulton të jetë larguar sërish me motorin e tij me targa të huaja, ku nga këqyrja e kamerave të sigurisë ai ka përshkuar itinerarin e rrugës nacionale nga Shëngjini në drejtim të Lezhës, dhe deri në fshatin Gjadër ku ka humbur dhe gjurmët. Autori ka përshkuar me motor plot 20 kilometra, duke iu shmangur pa u vënë re dhe një pike kontrolli policore që ndodhej në hyrje të Lezhës. Pikërisht në fshatin Gjadër, nuk përftohen më pamje të kamerave të sigurisë, duke e bërë të pamundur zbulimin e mëtejshëm të intenerarit përfundimtar të vrasësit.
Për pistat e hetimit, policia vijon të mbetet e dyzuar, kjo edhe për shkak se viktima kishte një aktivitet të gjerë në biznes, politikë dhe gjakmarrje të vjetër. Nga 7 plumbat e shkrepura nga pistoleta tip “TT” në drejtim të biznesmenit Nikulaj, vetëm 5 prej tyre e kanë kapur në pjesë të ndryshme të trupit, ku plumbi fatal, sipas ekspertizës mjeko-ligjore, ishte ai në pjesën e ballit, duke sjellë vdekjen e menjëhershme të biznesmenit.
Për politikan dakord se në Shqipëri bëhet kushdo, po biznesmen si i bë ky, me kë ka bërë biznes ky që ndërton edhe në vijë bregdetare?! Pse gazetaria merret vetëm me atë çka i serviret dhe nuk bën hetime se si një i pashkolluar bëhet drejtor në institucionet publike me të rëndësishme në qarkun Lezhë?!
PërgjigjuVrasjet, behen me lehtesi edhe per faktin se denimet dhe shlyerhet e tyre jane qesharake!!! Te trumbetosh nje denim 20,30,apo te perjetshem,dhe faktikisht shlyet as edhe gjysma,nuk behet asgje tjeter veç se te shtojne numrin e e pjestareve te ushtrise se vrasesve me pagese!!
PërgjigjuNga kjo video te ben pershtypje burri i shkurte dhe i vjeter qe byn ne lokal dhe pas tij hyn edhe vrasesi. Me pas kur te gjithe te tjeret zhduken neper vrima burri i vjeter nuk shfaq frike por perkundrazi duket sinur e shoqeron vrasesin ne dalje. Mund te jete ndjesia ime personale ndaj tij por mire eshte te hetohet edhe ky person.
PërgjigjuMe ate nuk esht marr njeri se ka qen i mbushur deri ne brez.
Ai eshte traumatizu ky thote e shoqeron.
Ja dhe Sherlock Holmes...lot i madh
Eshte bere Shqiperia si Brazili dhe Kolumbia me keto atentatet
PërgjigjuTe pakten te kishim edhe talentet e futbollit ashtu sic i kemi per vrasje apo trafik droge do e kishim fituar kampionatin europian.
Po si ore burrë i dheut krimineli përshkon të vetmen rrugë që lidh shëngjinin me lezhën dhe gjadrin per afro 20-30 min dhe policia nuk e gjurmon dhe nuk e bllokon menjëherë këtë aks mbas 2-3 minutash për ta kapur. Lajmi për krimin e kryer është dhënë direkt mbas 30 sek.në sektorin e policisë së lezhës që në shëngjin ka ndodhur një ngjarje e rëndë ,po më tej çfarë ndodh me forcat e policisë ,sa minuta duhet për të bllokuar aksin , duke ditur që distanca nga rajoni i policisë deri te rrotullimi që të çon në shkodër është 150-200 m dhe deri tek rruga që hyn në shëngjin 400-450 m.O zotërinj policë thirrini njëherë mendjes o burra , harrojeni mentalitetin e pashpirt iku në drejtim të paditur , nuk e kapën kamerat e të tjera justifikime në sytë e taksapaguesve,populli po lë lesht e kokës për tju paguar mirë e më mirë.
PërgjigjuSi mendon ti se behet ndonje vrasje pa dijenin e shefave te krimeve...
Parashikoj se ortaket e vjeter te zgjedhjeve te lira, Manja dhe Ndreu kane per te shkuar "ma nalt" nje dite te bukur. Me pushu diken prej punet per zgjedhje osht krejt nrysh se me vra babebn, djalin, vllan apo kushrinin e dikujt.
Përgjigju