Vrasja e biznesmenit në Shëngjin, Ministri i Drejtësisë: Autoritetet të zbardhin ngjarjen! I përgjigjet Berishës: Neveri, përdor ngjarjen për politikë

20 Prill 2023, 09:58| Përditesimi: 20 Prill 2023, 11:59

  • Share

TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja u ka bërë thirrje autoriteteve që të zbardhin ekzekutimin e biznesmenit në Shëngjin, Ardian Nikulajt. Manja e bëri këtë thirrje pas mbledhjes së qeverisë, ku i kërkoi organeve ligjzbatuese që të vënë para drejtësisë autorët e këtij krimi në të rëndë.

Një përgjigje e kishte edhe për kundërshtarët politikë, më konkretisht për ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili një ditë më parë drejtoi gishtin nga qeveria si autore të krimit. Berisha tha se Nikulaj, i cili ishte edhe anëtar i Këshillit Bashkiak Lezhë nën siglën e PSD-së, ishte kundër kanididimit të Pjerin Ndreut. Por, këtu akuza Manja nuk i konsideron gjë tjetër veçse neveritëse. Sipas tij, Berisha po e përdor këtë ngjarje të rëndë për politikë.

"Dua të shpreh ngushëllimet e mia për familjarët dhe të afërmit e viktimës në Lezhë. Shpreh solidaritetin tim për këtë ngjarje të trishtë që ka ndodhur dje në Lezhë. Në radhë të parë jemi shqiptarë më pas aleatë politikë apo edhe kundërshtarë politikë. Në rastin konkret duhet të bashkohemi në një kërkesë, të zbardhjes së ngjarjes dhe vënies së autorëve të këtij krimi të shëmtuar para drejtësisë.

Lidhur me akuzat e djeshme kam neveri dhe përçmim. Sepse janë të njëjtët njerëz që vëllavrasjen, nxisin e përçarjes dhe përdorimin e viktimave për qëllime personale e kanë pasur pjesë të ADN-s tyre politike këtu e 32 vjet. Ndjej vetëm neveri, por është momenti të ftoj organet ligj zbatuese që të zbardhin ngjarjen dhe autorët të shkojnë para drejtësisë", tha Manja.

Ky reagim i Manjës për zbardhjen e ngjarjes vjen një ditë pas ekzekutimit në Nikulajt brenda në lokalin e tij, ndërsa nuk ka asnjë gjurmë nga autori, i cili u fut brenda në lokal dhe e qëlloi. Autori ishte i maskuar me, maskë covid dhe një jelek fostorishent, i ngjashëm me ato të policisë rrugore. 50-vjeçari u qëllua me 7 plumba dhe një e kapi në ballë duke e lënë të vdekur në vend. Për të zbardhur ngjarjen, hetuesit janë përqendruar në dy pista; Hasmëria me fisin Palaj pasi në vitin 1999, Ardian Nikulajt i kanë vrarë vëllanë dhe disa vite më pas nga Palajt janë vrarë dy anëtarë të familjes.

Nikulaj ishte anëtar i Këshillit Bashkiak në Lezhë, si edhe kishte kandiduar sërish për 14 majin. Ai ka qenë kandidat për deputet në 2021 me partinë e PSD-së.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vlora: 20/04/2023 11:20

    Zoti minister meqenese ju u prononcuat ne lidhje me ngjarjen , a mos e ka kryer kete ngjarje ndonje punonjes I policise burgjeve qe ju keni ne varesi.

    Përgjigju
  • ermal lufo: 20/04/2023 10:48

    o zoti minister po cfare shteti jemi ne kur vriten perdite nuk ka dite mos te kete vrasje ne nje vend me nje meleon banore dhe ju merreni me kush e ka zi rakine keq kush ka shkelvizat e verdha etj etj po e kuptoni nivelin apo ende

    Përgjigju
  • Arbëri: 20/04/2023 10:16

    Po si po si , njeri i vret kurse tjetri shantazhohet se pi i perdor për politik….mjerim

    Përgjigju
    • Arber: 20/04/2023 10:38

      Posi posi.. ( shkruhet bashke ) Shko ne shkolle vella mos u merr me komente! Respekt

  • E verteta: 20/04/2023 10:13

    Po te kishte shtet e prokurori ti duhet te ishe ne burg o Ulsi por je me fat se edhe shefin e ke me beterr se veten. Lidhjet e tua me Nikulajn jane te hershme qe kur ishe prokuror ndersa tani vetem sa i ke konsoliduar identik si pjerin ndreu qe vetem per ghestin e djeshem duhet te ishte arrestuar. Berisha eshte llum dhe kjo dihet por po aq e vertete eshte se ti je super llum. Te fala. E.D

    Përgjigju
    • Ulsiaaa: 20/04/2023 10:53

      Ulsi thuthuqi spo le njeri ne burgje pa korruptu E cdo drejtor injorant e ka vene me detyre te posaçme Qe te manipuloje te burgosurit dhe kush nuk bindet Dhe ti helmoje ose te bejne gjoja te (vetvriten) Se po i ha leket nga jashte per gjithsecilin qe eshte brenda, Dhe po i shijojne shume bashke me ushtarin e ti Paulin!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?