Sali Berisha ka reaguar në lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj sot në Shëngjin. Berisha drejton gishtin nga qeveria duke e bërë autore për vrasjen. Sipas Berishës i ndjeri ka bërë të qartë publikisht se ai ishte kundër kandidaturës së Rilindjes, Pjerin Ndreu, duke dalë kështu haptazi kundër aleancës Rama-Doshi dhe linjës zyrtare të partisë së tij.
Po sipas ish-kryeministrit, ditët e fundit ai ka marrë kërcënime të përsëritura nga mjedisi banditesk i kriminelëve elektoral Manja-Ndreu, drejtues (kapobanda) kryesore të Rilindjes për Qarkun e Lezhës.
‘Skuadra e pushkatimit nën mbrojtjen e qeverisë kryen ekzekutimin e radhës! Rendi në duart e krimit!
Të dashur miq, sot ditën për drekë u ekzekutua në lokalin e tij biznesmeni dhe eksponenti i PSD-së, ish-kandidat për deputet në zgjedhjet e 2021 dhe kandidat për këshilltar në këto zgjedhje, Ardian Nikulaj. Ky Krim i shëmtuar ndodh tre ditë pasi Edi Rama hapi fushatën në Lezhë dhe pasi viktima, i ndjeri Nikulaj, kishte bërë të qartë publikisht se ai ishte kundër kandidaturës së Rilindjes, Pjerin Ndreu, duke dalë kështu haptazi kundër aleancës Rama-Doshi dhe linjës zyrtare të partisë së tij. Ndërkohë mësohet se ditët e fundit ai ka marrë kërcënime të përsëritura nga mjedisi banditesk i kriminelëve elektoral Manja-Ndreu, drejtues (kapobanda) kryesore të Rilindjes për Qarkun e Lezhës.
Duke i shprehur ngushëllimet familjes së të ndjerit, PD dënon me ashpërsinë më të madhe ekzekutimin e politikanit lokal dhe biznesmenit Ardian Nikulaj si një akt të shëmtuar kriminal në fushatë elektorale dhe me sfond politik nga falangat e krimit të lidhura direkt me qeverinë.’- shkruan Berisha.
Në lidhje me reagimin e Berishës ka reaguar kryetari i bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu, i cili thekson se ish-kryeministri do të përfitojë politikisht në kurriz të kësaj ngjarje tragjike.
Biznesmeni Ardian Nikulaj ka mbetur i vrarë ditën e sotme në Shëngjin. Një person i maskuar me skafandër motori, është futur dhe e ka qëlluar me armë brenda lokalit të tij. Nikulaj ishte anëtar i Këshillit Bashkiak në Lezhë për 14 majin. Ai ka qenë kandidat për deputet në 2021 me partinë e PSD-së.
Kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ka reaguar pas akuzave të Sali Berishës, i cili bënte përgjegjës qeverinë për vrasjen e biznesmenit dhe anëtarit të këshillit bashkiak Ardian Nikulajt. Ndreu thekson se Sali Berisha do të përfitojë politikisht në kurriz të kësaj ngjarje tragjike.
‘Qe politika e Sali Berishes eshte me gjak, kjo dihet tashme, por qe te shkoje deri ne kete pike sme kishte shku mendja! Te sugjeruar nga politika lokale opozitare qe do te perfitoje politikisht ne kurrizin e nje ngjarje tragjike, morali ka preke fundin! Ndjej neveri per keto funderrina qe prodhojne keto lajme palacosh, me argument te paverteta dhe me deduksione kriminale vetem per nje grusht vota! Kaq per keto faqezinj!’- shkruan Ndreu.