Kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ka reaguar pas akuzave të Sali Berishës, i cili bënte përgjegjës qeverinë për vrasjen e biznesmenit dhe anëtarit të këshillit bashkiak Ardian Nikulajt. Ndreu thekson se Sali Berisha do të përfitojë politikisht në kurriz të kësaj ngjarje tragjike.
‘Qe politika e Sali Berishes eshte me gjak, kjo dihet tashme, por qe te shkoje deri ne kete pike sme kishte shku mendja! Te sugjeruar nga politika lokale opozitare qe do te perfitoje politikisht ne kurrizin e nje ngjarje tragjike, morali ka preke fundin! Ndjej neveri per keto funderrina qe prodhojne keto lajme palacosh, me argument te paverteta dhe me deduksione kriminale vetem per nje grusht vota! Kaq per keto faqezinj!’- shkruan Ndreu.
Lajmi kryesor:
Vrasja e biznesmenit në Lezhë, Berisha: E vrau krimi qeveritar! Viktima ishte kundër kandidimit të Pjerin Ndreut e aleancës Rama-Doshi
M.Q./ReportTv.al