Në stadiumin "Olimpico" në Romë, Lazio dhe Fiorentina barazuan 1-1 për javën e 20-të të Serie A. Për vendasit nga fillimi luajti Elseid Hysaj, teksa u zëvendësua pas 70 minutave. "Shqiponjat" kaluan në avantazh pas tetë minutave lojë me Casale, ndërsa barazimi u vendos nga Gonzalez në minutën e 49. Me 38 pikë Lazio shkon në vendin e tretë, ndërsa Fiore me 24 pikë në vendin e 12-të.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Juventus dhe Milan 'lënë nam' në shtëpi, Napoli fiton me Romën dhe shkëputet në krye
S.Dh/ReportTv.al