Sport

'Engjëll dhe Djall', Nedim Bajrami shpërdoron rastin e artë në finalen kundër Celtic (VIDEO)

16 Dhjetor 2024, 17:44| Përditesimi: 16 Dhjetor 2024, 17:52

  • Share

SKOCI - Celtic mposhti Rangers të diel (dje) në finalen e Kupës së Ligës dhe ngriti lart trofeun, me ndeshjen që prodhoi gjashtë gola, shkoi në shtesë dhe u vendos pas penalltive (4-3).

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 41-të nga Nedim Bajrami që kaloi në epërsi Rangersin. Me Blutë e Glasgow që ishin në epërsi, ekipi i Rangers kishte një tjetër mundësi për golin e dytë, por që u shpërdorua.

Në një kundërsulm, me avanazhin numerik katër kundër një, Nedim Bajrami merr një top dhe gabon në pasimin final. Mbrojtësi i vetëm i Celtic e kuptoi idenë e Bajramit dhe e ndali në kohë, duke bërë që Bajrami të mos dhuronte dot saktë pasin, me historinë e finales që mund të ishte ndryshe.

S.Dh/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?