Politikë

Video epike, Basha filmohet duke fjetur në makinë! Rama ironizon: Fle dhe në drekë s'kemi ç'i bëjmë! Dhe në gjumë ka Saliun e Monikën mbi kokë

2 Prill 2021, 18:27| Përditesimi: 2 Prill 2021, 21:07

  • Share

"Basha është gjumash" apo "Basha fle gjumë" janë epitete më të shumta që i vendosen kreut të PD, Lulzim Basha që kur ka qenë në krye të Bashkisë Tiranë e deri sot që drejton PD-në.

Edhe pse gjithmonë është luajtur me fjalën gjumë duke ia referuar reagimeve të tij me vonesë apo mungesës së punëve të bëra, në një video të bërë Lulzim Basha filmohet duke fjetur në makinën e tij.

Nuk dihet se kur është filmuar video, por ditën e sotme Basha ka zhvilluar disa takime elektorale në Kukës.

Ora 21:05
'Timonin s’e merr dot, sepse ti të hedh në kanal', Balla tallet me videon e Bashës që fle në makinë

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka ironizuar videon e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha duke fjetur gjumë në makinë. Balla shkruan se “timonin s’e merr dot, sepse ti të hedh në kanal”.

“Fli Lul, fli, se do rritesh. Timonin s’e merr dot, sepse ti të hedh në kanal”, shkruan Balla ndërsa publikoi videon.

 

Ora 19:03
Basha filmohet duke fjetur në makinë, Rama ironizon: Fle dhe në drekë s'kemi ç'i bëjmë! Dhe në gjumë ka Saliun e Monikën mbi kokë

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar videon e Lulzim Bashës ku fle gjumë në makinë duke thënë se ai e ka të nevojshëm gjumin në drekë. Rama tha se në ndryshim nga Basha ai e bën gjumin e të pasi nuk e ngacmon dhe nuk i rri mbi kokë as Monika dhe as Saliu.

"Më çuan një  video ku flinte Luli, po flinte vërtetë në makinë. Ky fle rrugëve, fle në drekë nuk ke ca i bën dhe monitoron gjumin tim, po ti fle gjumë rrugëve të sheh e gjithë Shqipëria. Unë kur fle jam i qetë pasi nuk më monitoron Monika, nuk ma ngacmon Saliu se ka Ilirin mbi kokë", tha Rama.

Komento

Komente

  • vlonjati: 03/04/2021 08:21

    I ofrove ndonje vend pune apo leke ne dore ketij bastard kameramani qe te filmonte se ç'ben Basha.Sllogani jot i fushates elektorale (sepse nuk ke asnje program te ri por 8 vjet perserit te njejtat gjera)eshte se po iket ju vjen Berisha,Meta,apo Luli qe fle gjume.Te jesh i sigurte qe megjithse dhe ato jane maskarenj (si te gjithe politikanet)ti je kryetari i maskarenjve.

    Përgjigju
  • Like: 03/04/2021 06:24

    Fle gjume se i ka buzkat me qumeshtin e salqeni,mona surrat kali dhe like injoranti e kokemadhi

    Përgjigju
  • Jani: 03/04/2021 06:01

    Nje kre partie qe synon dhe nje mandat tjeter si ky, jo vetem eshte injorant por psikopat komplet. Kundershtari filmohet fshehtazi ne automjetin me te cilin leviz. Se pari, kjo eshte shkelje privacie, mund te jete edhe e paligjshme por kete e dine autoritetet kompetente. Se dyti, nese fle, dremit apo crendesi ka ben nje individ ne privacine e tij, a nuk ka te drejte ti beje? Eshte turp, imorale apo cfare? Nje psikopat si Rama qe i trumbeton te tilla skena, ia fut vetes. Sa kohe ka foto te tij nudo si psikopat qe eshte. Edhe nje budalla e kupton se sa idiot sillet ky individ. Idiot dhe psikopat pervers.

    Përgjigju
  • Haha: 02/04/2021 19:52

    Haha Lulushi fle gjume.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?