Reshjet e dendura të shiut dhe era e fortë janë ende prezente në Shqipëri edhe pas motit ekstrem të disa ditëve më parë.
Së fundmi, era e fortë ka "goditur" qytetin e Librazhdit, duke shkaktuar dëme të shumta.
Pamjet e siguruara nga Report Tv pasqyrojnë situatën në një nga lokalet në Librazhd, ku ambientet e jashtme janë dëmtuar si pasojë e pemevë të thyera nga era.
Pemët e rëna në oborrin e lokalit kanë dëmtuar tendat, portën, tavolinat dhe karriget e biznesit.
Lajmi kryesor:
Reshjet/ Shembje masive gurësh në aksin Fushë Arrëz–Mirditë dhe në rugën e Arbrit! Era thyen pemët në Librazhd, dëme në disa biznese
K.M/ReportTv.al