Kronikë

Flakë prej gazit në hotelin në Velipojë, flet nëna e gruas së plagosur: Po bënte kafen, të tjerët ishin në gjumë (VIDEO)

5 Korrik 2021, 13:25| Përditesimi: 5 Korrik 2021, 13:33

  • Share

 

Për gjendjen e 4 anëtarëve të familjes Gjoka, të cilët u dogjën pas shpërthimit të bombolave të gazit në Velipojë. Nëna e njërës prej të plagosurve, Alketa Gjokës 40 vjeç, shprehet për mediat jashtë QSUT-së se vajza ka qenë duke bërë kafen dhe sa ka ndezur shkrepësen ka marrë flakë. Ndërkohë që fëmijët kanë qenë në gjumë.

"Na thanë që kemi dhimbje trupi. Kanë qenë duke fjetur, vajza ka qenë duke bërë kafen, sa ka ndezur shkrepësen, ka marrë flakë aty. Fëmijët kanë qenë duke fjetur, vetëm kur iu ka shkuar flaka te shtrati. Vetëm zoti e di dhe doktori. E ka në dorë doktori", tha ndër të tjera nëna.  


Lajmi kryesor:

Shpërthimi në hotelin në Velipojë, ISHTI sqaron si ndodhi ngjarja: Shkak rrjedhja e gazit nga një bombol, u harrua hapur gjatë natës


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?