VIDEO/ Flet qytetari që u lirua: Policët serbë na thoshin se arrestimi është politik

15 Qershor 2023, 14:03| Përditesimi: 15 Qershor 2023, 16:05

  • Share

1686837921_648afe24b75c4Capture.jpeg.jpg

Njëri nga qytetarët që është liruar sot nga Serbia, pasi u ndalua në Merdar të martën ka thënë se policia serbe u thoshte atyre se arrestimi ka të bëjë vetëm për çështje politike.

Dervish Maliqi tha se ishin trajtuar shumë mirë nga policia serbe.

"Përpos këta dy civilëve që na kanë marrë këtu, jo mirë. Krejt policët si në Kurshumli si në Prokuple, na kanë trajtuar mirë sepse edhe ata janë çuditë me këtë rast. Secili polic thoshte se kjo ishte politikë".

Megjithatë, ai është shprehur i pasigurt se do ta bëjë sërish të njëjtën rrugë.

"Do të vazhdojmë ndoshta nga rruga e Malit të Zi-Kroaci dhe nuk kisha preferu me kalu këtë rrugë, për shkak se na akuzojnë pa bazë. Çka mund të bëjnë janë maltretime dy-ditore".

 


Lajmi kryesor:

Kosovë, lirohen tre qytetarët e arrestuar nga Serbia në Merdar


M.T//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?