Sport

VIDEO/ 'Giro d'Italia' vijon sot me Etapën e Dytë në Tiranë, itinerari për 13.7 km e kronometrit në kryeqytet

10 Maj, 10:27| Përditesimi: 10 Maj, 13:31

  • Share

TIRANË - 'Giro d'Italia' vijon të shtunën e 10 majit me Etapën e Dytë në Tiranë për edicionin e 108-të të këtij eventi. Duke nisur nga ora 13:25 çiklistët do përshkruajnë 13.7 kilometrat e një gare kronometri e cila është e gjitha në rrugët e qytetit, me një malore në Sauk. 13.7 km është ndoshta shumë pak për të krijuar shkëputje të mëdha, por një provë me kohë është gjithmonë një mundësi e rëndësishme për të parë se kush i ka këmbët më të forta.

Terreni - Etapa e dytë e 'Giro d'Italia', një garë kohore tërësisht urbane që zhvillohet përgjatë rrugëve të gjera të Tiranës të lidhura me kthesa U. Në pjesën qendrore, një ngjitje e shkurtër për në Sauk klasifikohet si 'ngjitje malore' (matja e ndërmjetme ndodhet në të njëjtin pozicion). 2 km e fundit që përkojnë me etapën e ditës së mëparshme. 3 km e fundit e sheshtë. 500 metrat e fundit janë të drejta dhe krejtësisht të sheshta mbi asfalt me ​​gjerësi 8 metra.

Itinerari - Gara nis nga Sheshi “Skënderbej” rreth orës 13:25, në drejtim të Bulevardit “Gjergj Fishta”, në rrugën "Muhamed Gjollesha", pastaj nëpërmjet Bulevardit “Bajram Curri” drejt sheshit “Nënë Tereza”, në Rrugën e “Elbasanit” drejt Saukut, rikthehen në Bulevardin “Bajram Curri”, nga Ura e Brrylit drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, deri tek Sheshi “Nënë Tereza”, ku rreth orës 17:15 është parashikuar të përfundojë xhiroja.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju është dukur fushata zgjedhore?