VIDEO/ Gol në minutën e 97-të, Florent Hasani është 'diamanti' i Tiranës! Bardheblutë mposhtin Vllazninë në Kukës, përleshje e dhunshme mes ultrasve

7 Tetor 2023, 16:08| Përditesimi: 7 Tetor 2023, 19:22

  • Share

Julian Ahmataj debuton me tri pikë në rikthimin e tij në krye të Tiranës. Bardheblutë fituan 0-1 kundër Vllaznisë në  "Klasiken" e futbollit shqiptar, e cila vlente për javën e tetë në Superligë dhe u zhvillua në "Kukës Arena". Pas ndeshjes tifozët e të dyja skuadrave janë ndeshur gjatë kthimit në Reps, ku janë përleshur me sende të forta.

Për shkak se në "Loro Boriçi" u mboll bari i ri i fushës, dueli u zhvillua në stadiumin e Kukësit. Sfida ishte e luftuar, me raste dhe kartona. Në minutën e 84 shkodranët mbetën me një lojtar më pak, kjo pas daljes së Smajlit me karton të kuq.

Duhej minuta e fundit, e shtata shtesë, që Florent Hasani të shpikte një gol dhe ta kalonte topin pas krahëve të Mehidrit, për t'i dhënë tri pikë me vlerë Tiranës. Sulmi nga krahët bëri që mëngjarashi të çonte në festë tifozët bardheblu, me Tiranën që rikthehet te suksesi pas dy humbjeve dhe furtunës që solli shkarkimin e Orges Shehit.

Me një ndeshje më pak (derbi me Partizanin), Tirana me 13 pikë mban vendin e dytë, ndërsa Vllaznia me nëntë pikë qëndron në vendin e pestë dhe nuk sheh fitore në tre ndeshjet e fundit. Superliga vijon nesër me tre duele, ndërsa gjithçka për javën e tetë nisi dje me fitoren e Egnatias 3-0 me Dinamon.

Në "Kukës Arena" të pranishëm ishin tifozët e të dyja skuadrave, që pas përfundimit të sfidës janë përleshur mes tyre në Reps. Rrugës për në kthim, ultrasit nuk kanë lënë pa përdorur sendet e forta kundër njëri-tjetrit, në një përleshje të dhunshme. Të dyja tifozeritë njihen për rivalitetin ndër vite.

Superliga - java 8:

E premte

Egnatia 3-0 Dinamo

E shtunë

Vllaznia 0-1 Tirana

E diel

14:00 Laçi - Skënderbeu

15:00 Partizani - Kukësi

18:00 Teuta - Erzeni

Renditja:

Ora 19:20
Përleshja mes tifozëve të Tiranës dhe Vllaznisë, 5 të lënduar në spital dhe disa të shoqëruar në polici (VIDEO)

 

Nga përleshja e tifozëve të Tiranës dhe Vllaznisë kanë mbetur pesë persona të lënduar, të cilët po marrin mjekim në spitalin e Lezhës pas frakturave të shkaktuara. Veç tyre, bëhet me dije se policia ka shoqëruar disa ultras të të dyja skuadrave për incidentet e ndodhura pas ndeshjes mes Vllaznisë dhe Tiranës, e zhvilluar këtë pasdite në stadiumin e Kukësit.

Kthimi në qytete respektive ka bërë që tifozët të takohen në Reps të Mirditës, ndërsa mes tyre ka pasur një përleshje masive, ku nuk kanë munguar edhe karriget nga një lokal pranë zonës, apo edhe shkopinjtë. Ndeshja përfundoi 0-1 për Tiranën me gol të Hasanit në minutën e 90+7. Dueli u zhvillua në "Kukës Arena" pasi stadiumi i qytetit të Shkodrës iu nënshtrua tapetit të ri të barit.

Ora 17:33
VIDEO/ Përleshje masive mes ultrasve të Vllaznisë dhe Tiranës, shkopinj dhe sende të forta në mes të rrugës

 

Tirana fitoi 0-1 me Vllazninë në stadiumin e Kukësit, për javën e tetë në Superligë. Në "Kukës Arena" të pranishëm ishin tifozët e të dyja skuadrave, që pas përfundimit të sfidës janë përleshur mes tyre në Reps. Rrugës për në kthim, ultrasit nuk kanë lënë pa përdorur sendet e forta kundër njëri-tjetrit, në një përleshje të dhunshme. Të dyja tifozeritë njihen për rivalitetin ndër vite.

Pas përfundimit të sfidës, tifozët e Vllaznisë duket se janë ndjerë të zhgënjyer, pasi skuadra e tyre pësoi golin në minutën e 90+7 të ndeshjes, pikërisht në aksionin e fundit nga Hasani.

Gjatë gjithë takimit mes "Fanaticsave" të Tiranës dhe tifoëve të Vllaznisë ka pasur ofendime në distancë. Në fundin e ndeshjes, policia dhe siguria janë munduar që mos ndodhin përplasje në Kukës.

Gjatë kthimit në qytete e tyre, respektivisht në Shkodër dhe Tiranë, dy tifozeritë janë gjendur përballë njëra-tjetrës në zonën e njohur si Reps, në Rrugën e Kombit. Në pamje shihen tifozët që përleshen mes tyre, teksa karriget, shkopinjtë dhe sendet e forta nuk kanë munguar.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?