Kryeministri Rama ka publikuar sot në rrjetet e tij sociale një video se si do duken banesat ku do strehohen banorët të cilët preken nga projekti i transformimit të lumit Lana.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se do të ndërtohen edhe apartamente për strehim social, shërbime e parkim në administrim shtetëror.
“Dhe me pamjen e godinave që do të ndërtohen për strehimin e banorëve që shpërngulen për kapitullin e ri të transformimit të Lanës në Tiranë, por edhe apartamenteve për strehim social, shërbime e parkim në administrim shtetëror, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.
Ky projekt përfshin zgjatjen e dy bulevardeve kryesore, "Gjergj Fishta" dhe "Bajram Curri" paralel me rrjedhën e Lanës dhe do të kushtojë 29 milion euro.
Segmenti i ri 1.8 kilometra, do të përfshijë ndërtimin e një shtrati të ri për lumin, për eliminimin e përmbytjeve të shpeshta në zonë. Do të ndërtohen dy ura të reja mbi lumin Lana, të cilat do të shërbejnë për qarkullimin e automjeteve, biçikletave dhe këmbësorëve.
Urat, me një gjatësi prej 24 metrash, do të lidhen me bulevardet e zgjeruara që do të përfshijnë gjithë infrastrukturën, si sinjalistika, ndriçimi, peizazhi, dhe telekomunikacioni.
/O.K/,jam dakord me ju,s.d.q do te ishte mire te ndertoheshin keto pallate ne fillim,pastaj te fillohej rregullimi i Lanes.Per mendimin tim,bashkia shperdoron buxhetin e saj me bonuset e qerase,po te merret parasysh makuteria e qiradhenesve dhe qirate qe kerkojne.Po te ndertohen pallatet ne fillim evitohet bonusi i qirase dhe konfliktet me banoret e ankesat si:jo nuk na lajmeruan,nuk na kane dhene bonusin prej muajsh,nuk na demshperblyen si e sa duhet,jo te ligjshme e te paligjshme, e te tjera si keto qe jane bere zakon t'i degjojme sa here ndodhin prekje banesash.
PërgjigjuKeta Jane me te vertet bastard ,Po Si Mund te jetojme njeriu ne kete Getto .projekti paraqitet Pa treguar zonen ne pamje nga Lart. Dalin e flasin ca sorra dhe Pa ndjesine me te Vogel per komunitetin dhe pastaj cuditen Kur fillojne sherret,mjaftin te marrin buxherin nga BE
Secondigliano refurbished
PërgjigjuPo pse ndertoni prap o te ndyre .ka plot pallate bosh
PërgjigjuDo behen si veliera ne napoli te italise
PërgjigjuDo i nxjerri qeveria jashte sic i nxjerre njerezit qeveria komuniste ne Kine, edhe do i zhvendosi ne keto koshere bletesh. Intesivohen projektet e grabitjeve.
PërgjigjuÇ'i kini keto mure pallatesh per turp!
PërgjigjuGeto e vertete