Jasir Asani e ka gati të majtën për ndeshjet miqësore që Kombëtarja luan në mars. Sulmuesi 28-vjeçar po kalon një formë të mirë dhe këtë e ka treguar edhe në stërvitje me ekipin e tij koreano-jugor, Guangju.
Në stërvitjen e fundit Jasiri ka kalibruar më së miri goditjen dhe sigurisht që sfera u ndal në rrjetë.
Tanimë jemi mësuar që shkupjani i kuqezinjte të na dhurojë gola spektakolarë, tre prej të cilëve ishin deçiziv që Shqipëria e futbollit të merrte pjesë për herë të dytë në një turne madhor si ai i "Gjermani 2024" që zhvillohet nga 14 qershori - 14 korrik.
Jasir Asani në stërvitje pic.twitter.com/48wqjhETMg
— News video (@Newsvideo13) March 15, 2024
Komento