Goli i parë i Kean

VIDEO/ Juventus gjen bomberin e munguar, 'Zonja' mund Lazion me dopietën e Kean dhe Milik! Gjashtë fitore radhazi dërgojnë bardhezinjtë në vendin e tretë të Serie A

13 Nëntor 2022, 22:37| Përditesimi: 13 Nëntor 2022, 22:39

  • Share

Juventus fitoi 3-0 me Lazion mbrëmjen e së dielës, me sfidën që vlente për javën e 15 në Serie A. Zonja e Allegrit dominoi kundërshtarët, me Kean që vendosi ndeshjen me dopietë. Dueli do zhbllokohej në minutën e 43, teksa Kean me një parabol e ndali sferën në rrjetë. Sërish sulmuesi do dyfishonte në të 54 minutë para se Milik në 89 të vuloste ndeshjen, me Zonjën që pas këtij suksesi e sheh veten në vendin e tretë me 331 pikë, dhjetë më pak se Napoli kryesues. Lazio me 30 pikë mbtete në vendin e katërt, duke parë të parakalohet nga Juventus në ndeshjen direkte.

 


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Milan tri pikë 'me zemër', kuqezinjtë të dytët në Serie A! Roma s'di të fitojë, Juventus mposht Lazion


S.DH/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?