Në "Allianz Stadium" Juventusi shmangu në fund turpin dhe barazoi 2-2 me Venezian. Bardhezinjtë shënojnë kështu barazimin e dhjetë sezonal, ndërsa ende janë skuadra që nuk janë mposhtur në Serie A dhe ndër të paktat që s'e kanë shijuar humbjen në botë këtë sezon.
Ndeshja nisi mirë për "Zonjën", me Gattin që zhbllokoi shifrat pas 19 minutave lojë. Në pjesën e dytë vendasit u befasuan nga Ellertsson dhe Idzes që përmbysën për 1-2. Duhej minuta e fundit kur kryesori do akordonte një 11 metërsh për prekje me dorë në zonë, aty ku Vlahovic nuk gaboi dhe e bën "Zonjën" të pathyeshme këtë sezon, paçka katër barazimeve radhazi.
Me 28 pikë Juventusi mban vendin e gjashtë, ndërsa Venezia ndodhet në fundin e ftohtë.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Sherri nga minuta e parë, Gjimshiti luan një pjesë loje! Atalanta thyen 0-1 Cagliarin dhe prin Serie A, Napoli përmbys Udineses! Juventusi barazon 2-2 në shtëpi
S.Dh/ReportTv.al