Argjentinë 1-1 Kolumbi

Sport

VIDEO/ Kolumbi 'monumentale', ndal 1-1 Argjentinën! Messi luan 78 minuta

11 Qershor, 09:46| Përditesimi: 11 Qershor, 09:47

  • Share


Në "Monumental" të Buenos Aires skuadrat e Argjentinës dhe Kolumbisë u ndanë në barazimin 1-1. Messi e nisi ndeshjen nga fillimi për kampionët në fuqi të botës, por pa mundur të linte shenjë në rikthimin para tifozëve të tij. Ndeshja u zhbllokua pas 24 minutash loje nga miqtë, me yllin e Liverpool, Diaz, që shënoi një gol spektakolar duke kaluar gjithë mbrojtjen e Argjentinës. Minuta e 70-të solli edhe kartonin e kuq për Enzo Fernandez të vendasve, me sherrin që nuk mungoi në fushë. Duhej i riu Almada që të barazonte ndeshjen në minutën e 81-të. Në fund skuadrat ndanë nga një pikë që për Kolumbinë është më shumë se me vlerë në garën për një vend në Kupën e Botës.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Ancelotti siguron fitoren e parë, Brazili zyrtarisht në Kupën e Botës! Ngec Argjentina, ja 13 kombëtaret e kualifikuara


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Deri në 3 vite burg për braktisjen e kafshëve, si e vlerësoni?