Brazili është zyrtarisht në finalet e Kupës së Botës 2026 që zhvillohen në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Bashkë me "Seleçaon" një biletë nga zona e Amerikës Latine ka siguruar edhe Ekuadori, duke e dërguar në 13-të numrin e skuadrave që janë deri tani të kualifikuara.
Në Sao Paolo, Brazili mposhti 1-0 Paraguajin në një ndeshje me raste, por me vetëm një gol. Duhej minuta e 44-t që Cunha të asistonte për Vinicius Junior, me këtë të fundit që e ndali sferën në rrjetë dhe i dha "Seleçaos" suksesin e merituar, për pjesëmarrjen e 22-të në një Kupë Bote. Me Ancelottin në stol për ndeshjen e dytë, Brazili ia del të sigurojë vendin mes më të mirëve të botës dhe është ndër favoritët për të ngritur trofeun më të lakmuar për kombëtaret. Në fillim të ndeshjes një koreografi spektakolare e tifozëve uronte Ancelottin për ditëlindjen e 66-të, e cila u festua me një kualifikim.
Në "Monumental" të Buenos Aires skuadrat e Argjentinës dhe Kolumbisë u ndanë në barazimin 1-1. Messi e nisi ndeshjen nga fillimi për kampionët në fuqi të botës, por pa mundur të linte shenjë në rikthimin para tifozëvekuade të tij. Ndeshja u zhbllokua pas 24 minutash loje nga miqtë, me yllin e Liverpool, Diaz, që shënoi një gol spektakolar duke kaluar gjithë mbrojtjen e Argjentinës. Minuta e 70-të solli edhe kartonin e kuq për Enzo Fernandez të vendasve, me sherrin që nuk mungoi në fushë. Duhej i riu Almada që të barazonte ndeshjen në minutën e 81-të. Në fund skuadrat ndanë nga një pikë që për Kolumbinë është më shumë se me vlerë në garën për një vend në Kupën e Botës.
Skuadrat që kanë siguruar vendin në Kupën e Botës dhe numri i pjesëmarrjeve:
Australia (6 paraqitje), Argjentina (18 paraqitje), Brazili (22 paraqitje), Kanada (2 paraqitje), Ekuadori (4 paraqitje), Irani (6 paraqitje), Japonia (7 paraqitje), Jordan (do të debutojë në vitin 2026), Meksika (17 paraqitje), Zelanda e Re (2 paraqitje), Korea e Jugut (11 paraqitje), Shtetet e Bashkuara të Amerikës (11 paraqitje), Uzbekistani (do të debutojë në vitin 2026).
Fitorja 1-0 kundër Paraguajit në stadiumin e Sao Paolos i dha Brazilit një biletë për në finalet e Kupës së Botës 2026, kjo për herë të 22-të në histori. Në këtë duel trajneri Carlo Ancelotti debutoi përpara tifozëve të rinj në ndeshjen e dytë në stolin e "Seleçaos".
Italiani u habit me koreografinë e veçantë që tifozët e Brazilit shpalosën para ndeshjes. Carlo festonte dje 66 vjetorin e lindjes dhe gjithë stadiumi ia uroi këtë përvjetor në një mënyrë speciale. "Urime Carletto", shkruanin tifozët në koreografinë masive.
El mosaico que le hicieron en Brasil a Carlo Ancelotti por su cumpleaños.
— REAL MADRID FANS ? (@AdriRM33) June 11, 2025
BRUTAL, QUÉ BONITO GESTO ???????pic.twitter.com/KG4ymvn7o9
Në "Monumental" të Buenos Aires skuadrat e Argjentinës dhe Kolumbisë u ndanë në barazimin 1-1. Messi e nisi ndeshjen nga fillimi për kampionët në fuqi të botës, por pa mundur të linte shenjë në rikthimin para tifozëve të tij. Ndeshja u zhbllokua pas 24 minutash loje nga miqtë, me yllin e Liverpool, Diaz, që shënoi një gol spektakolar duke kaluar gjithë mbrojtjen e Argjentinës. Minuta e 70-të solli edhe kartonin e kuq për Enzo Fernandez të vendasve, me sherrin që nuk mungoi në fushë. Duhej i riu Almada që të barazonte ndeshjen në minutën e 81-të. Në fund skuadrat ndanë nga një pikë që për Kolumbinë është më shumë se me vlerë në garën për një vend në Kupën e Botës.
Në Sao Paolo, Brazili mposhti 1-0 Paraguain në një ndeshje me raste, por me vetëm një gol. Duhej minuta e 44-t që Cunha të asistonte për Vinicius Junior, me këtë të fundit që e ndali sferën në rrjetë dhe i dha "Seleçaos" suksesin e merituar, për pjesëmarrjen e 22-të në një Kupë Bote. Me Ancelottin në stol për ndeshjen e dytë, Brazili ia del të sigurojë vendin mes më të mirëve të botës dhe është ndër favoritët për të ngritur trofeun më të lakmuar për kombëtaret. Në fillim të ndeshjes një koreografi spektakolare e tifozëve uronte Ancelottin për ditëlindjen e 66-të, e cila u festua me një kualifikim.
Komente
