Festa e Brazilit

Sport

VIDEO/ Mjafton Vinicius, Ancelotti dërgon Brazilin në Kupën e Botës për ditëlindjen e 66-të

11 Qershor, 09:44| Përditesimi: 11 Qershor, 09:45

  • Share


Në Sao Paolo, Brazili mposhti 1-0 Paraguain në një ndeshje me raste, por me vetëm një gol. Duhej minuta e 44-t që Cunha të asistonte për Vinicius Junior, me këtë të fundit që e ndali sferën në rrjetë dhe i dha "Seleçaos" suksesin e merituar, për pjesëmarrjen e 22-të në një Kupë Bote. Me Ancelottin në stol për ndeshjen e dytë, Brazili ia del të sigurojë vendin mes më të mirëve të botës dhe është ndër favoritët për të ngritur trofeun më të lakmuar për kombëtaret. Në fillim të ndeshjes një koreografi spektakolare e tifozëve uronte Ancelottin për ditëlindjen e 66-të, e cila u festua me një kualifikim.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Ancelotti siguron fitoren e parë, Brazili zyrtarisht në Kupën e Botës! Ngec Argjentina, ja 13 kombëtaret e kualifikuara


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Deri në 3 vite burg për braktisjen e kafshëve, si e vlerësoni?