Kombëtarja vijon stërvitjen në Malaga, Spanjë

Sport

VIDEO/ Kombëtarja stërvitet në Malaga, pasdite ekipi mbërrin në Tiranë! Të gjitha forcat te Letonia

5 Shtator, 14:40| Përditesimi: 5 Shtator, 14:47

  • Share

MALAGA, Spanjë - Kombëtarja shqiptare e futbollit zhvilloi mëngjesin e sotëm një seancë stërvitore në Malaga, kjo pas ndeshjes miqësore ndaj Gjibraltarit, të fituar 0-1 me gol të Jasir Asanit nga penalltia në minutën e 69-të.

Lojtarët e aktivizuar gjatë ndeshjes së mbrëmshme u fokusuan te rikuperimi dhe disa ushtrime të lehta, ndërsa lojtarët pa minutazh në ndeshje realizuan stërvitje të plotë. Pasditen e sotme ekipi do të udhëtojë drejt Tiranës ku do të vijojë përgatitjet për ndeshjen kualifikuese të kampionatit botëror ndaj Letonisë.

Sfida e 9 shtatorit luhet në "Air Albania" duke nisur nga ora 20:45 dhe është ndër më të rëndësishmet në Grupin K kualifikues të Kupës së Botës, me tanët që duan të mbajnë gjallë shpresat për 'ëndrrën amerikane'.

Me pesë pikë pas katër ndeshjeve të luajtura (gjysmat), Shqipëria renditet në vendin e dytë të Grupit K, por ka një ndeshje më shumë se Anglia kryesuese (9 pikë) dhe dy më shumë se Serbia e vendit të tretë (4 pikë). Letonia me katër pikë pas tre ndeshjeve renditet në vendin e katërt, ndërsa Andorra me zero pikë pas katër ndeshjeve mbyll renditjen.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?