Laçi fitoi 0-1 me Teutën në "Niko Dovana", për javën e dhjetë në Superligë. Një gol nga Sebastian Spahiu pas asistit të Mazrekaj në minutën e 66 të ndeshjes rezultoi deçiziv, me kurbinasit që marrin tri pikët e radhës për të dalë nga kriza.
Nga ana tjetër skuadra e Bledi Shkëmbit mban vendin e fundit me vetëm shtatë pikë, teksa këtë sezon ia kanë dalë të fitojnë vetëm në një duel. Pesë humbjet dhe e dyta radhazi lënë Teutën në fundin e klasifikimit dhe në krizë besimi për fitore. Në minutën e 90 Hebaj nga 11 metra i hoqi të drejtën durrsakëve për një pikë, duke gabuar penalltinë.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Kastrioti i shkakton Bylisit humbjen e katërt radhazi, Vllaznia barazim dramatik me Erzenin! Laçi thellon krizën e Teutës
S.Dh/ReportTv.al