VIDEO LAJM/ Dashnor Sula shkon me thesin me ullinj në Kuvend: Po shitet më shtrenjtë vaji i kikirikut! Ministrja: Politikë populiste

5 Dhjetor 2022, 18:50| Përditesimi: 5 Dhjetor 2022, 22:17

  • Share

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula, ka mbërritur në seancën e sotme parlamentare me një thes me ullinj me vete.

Sula kishte një thes me ullinj në shenjë proteste, pasi sipas tij fermerët nuk po ndihmohen nga shteti.

“Ka kaq shumë prodhim dhe kjo është mund dhe djersë e fshatarëve. Atje punojnë gjatë gjithë vitit, por problemi fillon duke filluar nga vjelja se nuk ka njerëz se kush t’i vjelë. Sot 1 litër vaj ulliri ke fat nëse e shet me 4 mijë lekë të vjetra. Qeveria nuk u jep asnjë subvencion fermerëve dhe fshatarëve për t’i ndihmuar. Qeveria nuk e di, ndaj ju bëj thirrje të heqin takat dhe të zbresin nga makinat e bukura dhe të shkojnë atje te fshatarët”, tha Sula.

Duke ju drejtuar ministres së Bujqësisë, Sula i kërkoi që të zbresë nga makinat dhe të shohë gjendjen reale të prodhuesve të vajit të ullirit.

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca i është përgjigjur deputetit të PD-së Dashnor Sula, duke thënë se kjo është një politikë populiste që nuk është e bazuar në realitet, duke nxjerrë shifrat.

Ora 19:19
‘Zhvlerësimi’ i  vajit të ullirit, Sula shkon me shishe në Kuvend: Si do i vejë halli fshatarëve? Zbrisni nga makinat ministre! Krifca: Politikë populiste

 

Me dy shishe vaj ulliri dhe vaj kikiriku, deputeti Dashnor Sula kritikoi njësimin e vajit të ullirit me vajin e kikirikut, duke u zhvlerësuar kështu puna e fermerëve në disa zona të vendit.

Sula shprehet se ministrja e Bujqësisë dhe e Financave duhet të merren me këtë dhe jo me samitin e BE-së.

“Të jeni të sigurt që fshatarët, po heqin të zinjtë e ullirit duke prodhuar vaj ulliri, çmimi do shkojë pas 2 muajsh çmimin e naftës që ka vendosur bordi juaj. Vaji i kikirikut është baraz me atë të ullirit. Po ju them që vetëm mbrëmë që isha në një fabrikë shikoni radhën e njerëzve, brenda një fabrikë vaji. Por a e dini që sot, duhet 20 mijë lekë për një punëtor të shkundë ullirin. Dhe imagjinoni që shitet vetëm me 350 lekë të vjetra. A e dini çfarë mundi është? Zonja ministre, si do i bëhet halli? A duhen shqiptarët të punojnë në këto lloj gjendje? Zbrisni nga makinat boll folët për BE-në që do vijë këtu. Meqë është kryeministri nesër atje për këtë gjë të lobojë. Shqipëria është me klimën më të mirë, po e quaj kopshti Eden, është gjynah që jemi të varfër."- tha Sula në Kuvend. 

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca i është përgjigjur deputetit të PD-së Dashnor Sula, duke thënë se kjo është një politikë populiste që nuk është e bazuar në realitet, duke nxjerrë shifrat.

“E thjeshtë të bësh politikë populist, kur shifrat në kohën kur qeverisnin ju janë ndryshe. Në kohë tuaj, buxheti i ministrisë ka qenë 5.9 mld lekë, ndërkohë jemi gati 12 mld lekë. 82 mijë fermerë me nipt, meqë po flasim për ullirin që është një kulturë jetike për vendin tonë, ullirin e kemi mbështetur me naftë”, tha Krifca.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 06/12/2022 00:58

    Z.Sula,prodhon ne vend kikirike e i perpunon ne vaj zotrote, qe ankohesh se vaji i ullirit po shitet me lire se i kikirikut? Pastaj,bota i mbledh ullinjte me makineri,nuk perdorin me fuqi punetore.Sikur t'i mbledhe bujku ato 20.000 leke qe i kushton punetori,pas disa vitesh mund te bleje makinerite qe perdoren per vjelje dhe te ule koston e punes.Perse nuk i kerkon qeverise te financoje programe per modernizimin e bujqesise e blektorise,por merresh me cmimet, qe ne fund i rregullon tregu?

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 05/12/2022 21:36

    Ky prokurori monizmit,ky shejtani gjashte i Peqinit,ky dashsula me gjela e pula,prashit kot duķe thene se vaji ullirit eshte zhvleftesuar e ben veç per tu duke. Prodhuesit jane te kenaqur me çmimin e shitjes shqiptareve te cilet mundesojne konsumimin e ketij vaji te shendetshem edhe nga me te varferit me te ardhura tè pakta edhe per faktin se barazohet ne blerje me vajin vegjetal te importit....

    Përgjigju
  • denis: 05/12/2022 19:19

    Si gjel deti qe eshte ky te pakten te kish sjelle ca shoket e vet.

    Përgjigju
  • Lala: 05/12/2022 19:11

    Dasho vaji kikirikut vje NGA jasht e ka taksa .rruge.fitim tregtari e tvsh qeverie.tani ne themi shyqyr Jeni vajin e ullirit te vendit QE anashkalon ca taksa TI do me I rrit xmimin me ja fut popullit QE e konsumo.po rrino plak se aq do qeveria Bo sikur ta bonqefin Ty e na e für ne popullit SA krahu rri se ishe mir 10 vjet Pa fol e Tu Marr rrog deputeti.he te keqen se sna e Ma xhepi 10 min lek litrin e vajit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?