Me dy shishe vaj ulliri dhe vaj kikiriku, deputeti Dashnor Sula kritikoi njësimin e vajit të ullirit me vajin e kikirikut, duke u zhvlerësuar kështu puna e fermerëve në disa zona të vendit.
Sula shprehet se ministrja e Bujqësisë dhe e Financave duhet të merren me këtë dhe jo me samitin e BE-së.
“Të jeni të sigurt që fshatarët, po heqin të zinjtë e ullirit duke prodhuar vaj ulliri, çmimi do shkojë pas 2 muajsh çmimin e naftës që ka vendosur bordi juaj. Vaji i kikirikut është baraz me atë të ullirit. Po ju them që vetëm mbrëmë që isha në një fabrikë shikoni radhën e njerëzve, brenda një fabrikë vaji. Por a e dini që sot, duhet 20 mijë lekë për një punëtor të shkundë ullirin. Dhe imagjinoni që shitet vetëm me 350 lekë të vjetra. A e dini çfarë mundi është? Zonja ministre, si do i bëhet halli? A duhen shqiptarët të punojnë në këto lloj gjendje? Zbrisni nga makinat boll folët për BE-në që do vijë këtu. Meqë është kryeministri nesër atje për këtë gjë të lobojë. Shqipëria është me klimën më të mirë, po e quaj kopshti Eden, është gjynah që jemi të varfër."- tha Sula në Kuvend.
Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca i është përgjigjur deputetit të PD-së Dashnor Sula, duke thënë se kjo është një politikë populiste që nuk është e bazuar në realitet, duke nxjerrë shifrat.
“E thjeshtë të bësh politikë populist, kur shifrat në kohën kur qeverisnin ju janë ndryshe. Në kohë tuaj, buxheti i ministrisë ka qenë 5.9 mld lekë, ndërkohë jemi gati 12 mld lekë. 82 mijë fermerë me nipt, meqë po flasim për ullirin që është një kulturë jetike për vendin tonë, ullirin e kemi mbështetur me naftë”, tha Krifca.
Lajmi kryesor:
VIDEO LAJM/ Dashnor Sula shkon me thesin me ullinj në Kuvend: Po shitet më shtrenjtë vaji i kikirikut! Ministrja: Politikë populiste
G.MO//ReportTv.al