Marco Reus feston me tifozët

VIDEO/ Largohet në verë, Marco Reus feston finalen e Champions me tifozët: Është koha e trofeut

8 Maj, 10:24| Përditesimi: 8 Maj, 10:27

  • Share

Marco Reus u pa i emocionuar dhe me lot në sy pasi Dortmund siguroi fitoren e dytë 1-0 kundër PSG-së dhe për rrjedhojë finalen e Champions League pas 11 vitesh.

Legjenda e klubit verdhezi e mban mend mirë atë finale të 2013 të humbur me Bayern Munich dhe në festën me tifozët tregoi se tani është koha që ekipi ku bën pjesë të sigurojë trofeun.

12 vite pas rikthimit si profesionist te Dortmund, Reus në fundin e këtij sezoni do largohet nga skuadra, gjë që u zyrtarizua disa ditë më parë.

“Ne shkojmë në Uembley, të çmendur… të çmendur. Ne jemi kthyer, pas më shumë se 10 vitesh. Duhet ta bëjmë atë të ndodhë, është momenti ynë. Tani është momenti”, ka thënë Reus.

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?