Inter Miami fitoi mëngjesin e kësaj të hëne (me orën shqiptare) 1-3 kundër Los Angeles në MLS amerikane të futbollit. Të shumtë ishin emrat e njohur të kinematografisë që ishin prezent në stadium, kjo për të parë nga pranë Lionel Messin.
Ylli argjentinas ia doli të dhuronte dy asiste, teksa nuk mundi të shënonte në këtë duel. Selena Gomez ishte e tronditur nga fakti se sa mirë luante futboll Lionel Messi dhe Princi Harry dukej i kënaqur që më në fund ishte në gjendje ta shihte personalisht futbollistin latin.
Gomez nuk mundi t’i përmbante emocionet e saj kur Messi për pak sa nuk shënoi nga brenda zonës. Pikërisht poshtë aktores ishte reperi Tyga, që nuk iu besoi syve se çfarë pritje bëri portieri përballë Messit. Prezent në stadium ishte edhe Leonardo Di Caprio.